Goditja më e rëndë e gjuhës shqipe tek dokumentet zyrtare të institucioneve, shkruhen me gabime
Gjuha e saktë është thelbësore në fushën juridike. Një vendim i drejtë gjykate, por i shkruar gabim mund të kishte pasoja të rënda për palët kundërshtare.
“Një qytetar nga Pogradeci vjen tek katedra e gjuhësisë dhe kërkon shpjegimin e një fjale, me atë fitoi gjyqin sepse gjykatësit e interpretonin gabim një lidhëz”, tregon Profesori Rami Memushaj.
Në këtë dokument rregullore të brendshme të miratuar nga gjykata administrative e Gjirokastrës gjysma e kokë së dokumentit është më shkronjën “ë” ndërsa gjysmat e fjalëve janë pa këtë shkronjë.
Një dokument tjetër vjen nga Bashkia e Fierit. Është një vendim i prillit 2019 për ndarjen e territorit brenda qytetit. Në të gjitha rastet fjala “lagjja” shkruhet gabim, pasi mungon shkronja “J”. Skandali më i madh është që në fund të dokumentit, ku fjalët Kryetari i Këshillit të Bashkisë shkruhen me shkronjën “Ë”. Kjo shkronjë nuk ekziston në alfabetin shqiptar. Përveç kësaj termi i saktë nuk është këshilli i bashkisë, por këshilli bashkiak.
Tani kalojmë tek një vendim tjetër i gjykatës së shkallës së parë tiranë. Vendimi është I vitit 2016. Në disa paragrafë të këtij dokumenti përdoret shkronja “ë” në disa të tjerë nuk përdoret. Fjala “gjyqësor”, herë shkruhet “gjyqsor” dhe herë “gjyqësor”. Në fakt variant i saktë është ai pa shkronjën “ë”. Më poshtë lexojmë fjalët “objekt gjykimi”. Siç e shikoni fjala objekt është shkruar në anglisht dhe jo në shqip, pasi është shkruar me “c” dhe jo me “k”.
Një paragraf më poshtë përdoren fjalët “në favor të fëmijës të mitur”. Në fakt duhet të ishte “në favor të fëmijës së mitur”. Në të njëjtin vendim Gjykata e Tiranës e shkruan disa herë fjalën çështje me c dhe jo me “ç”. Gjithashtu pa shkonjën “ë”. Ajo lexohet ceshtje. Ndërkohë fjalën “çmon” e shkruan “cmon”. Më poshtë fjalën njëri-tjetrin e shkruan pa vizë në mes. Më pas lexojmë një fjali pa kuptim: “paditësja është shumë të lidhur me fëmijën”. Në fakt duhej thënë se “ajo është shume e lidhur me fëmijën”. Në të njëjtin paragraf mungon një lidhës. Aty shkruhet “ e ka marrë forcë fëmijën”. Duhej të ishte: “e ka marrë me forcë fëmijën”.
Pra këtu kemi një shembull se si një vendim gjykate shkruhet shkel e shko. Është një turp për administratën tonë.
Në kohën e sistemit komunist shteti ishte kujdesur që makinat e shkrimit që vinin nga jashtë, të prodhoheshin që në fabrikë të pajisura me shkronjën ç dhe shkronjën ë. Që zakonisht gjuhët e tjera nuk i kanë.