“Gomari i Babatasit”, ironia e At Gjergj Fishtës në Teatrin Kombëtar
Aktorët e teatrit “Migjeni” sjellin në skenën e Teatrit Kombëtar veprën klasike të At Gjergj Fishtës, “Gomari i Babatasit”.
Pas suksesit të jashtëzakonshëm që pati në Shkodër, “Gomari i Babatasit” vjen për publikun kryeqytetas si një perspektivë bashkëkohore nën kurimin dramaturgjik të Stefan Çapalikut dhe me regjinë e Altin Bashës.
Vepra u botua në një situatë që përkonte me beteja të ashpra politike rreth formës që do të merrte organizimi i ardhshëm shtetëror i Shqipërisë. Tehu i sarkazmës fishtjane për politikanët, deputetët dhe zyrtarët është më i mprehtë se kurrë.
Shfaqja do të vijë për publikun në datat 11-12-13 Maj, ora 20:00 në Teatrin Kombëtar.