FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Gonxhja: Në 5 muaj, më shumë se 400 mijë vizitorë në qendrat e trashëgimisë kulturore

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, e cilësoi kulturën si një nga historitë më të bukura të suksesit në vend, duke iu referuar shifrave gjithnjë në rritje, të vizitorëve në sitet e trashëgimisë kulturore.

Ministri Gonxhja tha se gjatë muajve janar–maj 2026, institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturore kanë mirëpritur 424,082 vizitorë vendas dhe të huaj. Prej tyre, 143,086 vizitorë u regjistruan në muzetë kombëtarë, 188,437 persona vizituan parqet arkeologjike dhe 91,559 vizitorë u regjistruan në kala dhe monumente të kulturës.

“Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, vizitueshmëria është rritur me +95.71%, ndërsa të ardhurat e gjeneruara kanë shënuar një rritje spektakolare prej +147.44%!
Ndërsa krahasuar me vitin e shkuar vizitueshmëria u rrit me +9.9% dhe të ardhurat u rritën me +7.3%!
Trashëgimia jonë nuk është thjesht histori, ajo është energji, krenari kombëtare dhe një magnet që tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga vendi dhe e gjithë bota”, shprehet Gonxhja.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?