Google nderon tre guximtarët që iu ngjitën të Olimpit, “vendit të zotave”
Në 2 gusht 1913 Frédéric Boissonnas, miku i tij, Daniel Baud-Bovy dhe Christos Kakkalos mbërritën nëmajë të malit mitologjik grek. Sipas mitologjisë greke Mali i Olimpit është një vend për perënditë. A mundeshin të vdekshmit të ngjisnin një mal të tillë? Nëvitin 1913 tre guximtarë u përgjigjën po ngjitjes sëmalit me lartësi prej 2917 metra plot me gremina dhe sipërfaqe të thekëta. Fotografi Frédéric Boissonnas,miku i tij Daniel Baud-Bovy dhe Christos Kakkalos, një gjahtar grek i cili u shërbeu si guidë u nisën në mes të një klime të pabesë. Kakkalos e njihte malin aq mirë sa i ngjiti sipërfaqet e pjerrëta zbathur. Zvicerianët kishin një farë përvoje me alpinizmin, por Boissonnasiu desh të mbante pajisje fotografike të rënda në mal.Miku i tij, Baud-Bovy ishte i lidhur me një litar, njëprocedurë stadarde për të tilla ekspedita. Gjatë ngjitjes maja ku thuhej se qëndronin perënditë ishte e mbuluarme re stuhish dhe alpinistët ngatërruan një majë më tëulët me atë ku qëndronin perënditë. Duke menduar se ngjitja kishte përfunduar aventurierët euforikë shkruan letra, në të cilat përshkruanin arritjen e tyre dhe hodhën shënime në një shishe që e groposën në një kreshtë që e pagëzuan “Victory Top”, por kur mjegulla u qartësua vunë re një majë tjetër më impresionuese tëquajtur Mytikas.
Duke parë gabimin e tyre, Boissonnas dheBaud-Bovy bënë një pushim për të menduar se çfarë do tëbënin. Kur Kakkalos pyeti “a do ngjitemi” kishte vetëm një përgjigje. Me Kakkalos në krye burrat vazhduan deri në majë duke iu ngjitur grykës më të rrëshqitshme. Boissonnas më vonë do të shkruante se u detyrua nga zjarri i Prometeut, i cili u vodhi zjarrin perëndive Athinasë dhe Hefestit në Olimp dhe ua dhuroi njerëzve. Në 2 gusht 1913 mbërritën në majën e malit që shumë kishin shpresuar për t’iu ngjitur. I pari që shkeli ishte Kakkalos, i cili recitoi një poemë që e kishte shkruar gjatë rrugëtimit të tyre, ndërsa rrinte i koklavitur mes litarësh.
Mos qaj, Mytikas dhe mos merr frymë.
U pushtove nga Kakkalos, njeriu i parë guximtar.
Doodle i sotëm nderon këtë arritje dhe zjarrin që i frymëzoi. Që legjenda të mbetet e gjallë përgjithmonë.