Gramsh, inspektime në kishën e Shën Kollit (FOTO)

Sezoni turistik ka nisur por specialistët e objekteve të kultit vijojnë të përkujdesen për këto vende të cilat janë itinerare turistike mjaft të vizituara që ndërthurin kultin, kulturën dhe bukuritë natyrore.

Specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës inspektuan kishën e Shën Kollit, Grabovë e Sipërme, Gramsh. Synimi kryesor ishte evidentimi i problematikave për të vazhduar më tej me hartimin e projektit të restaurimit.

Kisha e Shën Kollit është ndërtuar rreth shekullit XVIII. Si shumë kisha orthodokse është me orientim lindje-perëndim. Hyrja kryesore është nga jugu. Përmasat janë afërsisht 25x20m.

Swiss Digital Desktop Reklama

Muratura është prej guri të zonës dhe çatia është e mbuluar me rasa guri, sikurse dhe banesat tipike të zonës. Përbërja e kishës është me një nef kryesor, një nef të jashtëm në anën jugore, dhe një narteks në anën perëndimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në brendësi të kishës ka veshje druri, të pikturuara në nivelin e tavanit. Mbi portën hyrëse kryesore është një afresk origjinal i kishës me sip rreth 1mX2m.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?