Gratë që lexojnë janë të rrezikshme
Të mbytura në një botë plot burra dhe ku ato supozohej të mbeteshin pasive, gratë e gjetën mënyrën për t’u aktivizuar. Përdorën letërsinë. Dhe kësisoj, gratë që nisën të lexonin nisën të zgjerojnë kufijtë e tyre. U bënë “të rrezikshme”. Stefan Bollman ka përmbledhur në një libër historinë e grave që lexojnë, transmeton KultPlus.com. Gratë në piktura të ndryshme janë duke lexuar libra, duke mos e çarë kokën për asgjë tjetër, duke lënë pas burrat e fëmijët shpesh për të lexuar, për t’u përqendruar.
Franz Eybl, Lesendes Mädchen
Libri në gjuhën spanjolle është fantastik dhe për ata që e kuptojnë këtë gjuhë do të ishte një fillim i mirë për të kuptuar shoqëritë dhe gratë që nisën të lexonin.
Felix Vallotton, Young Lady Reading
Bollman ka hulumtuar mungesën e mediave dhe gratë, se si atë e përdorën letërsinë për të ushqyer tek të tjerët rrezikun. Ato u bënë të rrezikshme, pasi morën informacionin e duhur prej librave. Esther Tusquets ka shkruar: Që nga Sheherzadja e deri te gjyshet e nënat tona, gratë kanë ndryshuar historinë dhe kanë qenë tregimtaret gjeniale të historisë.
Friedrich heinrich füger / Magdalena
Në libër shkruhet se burrat duan që gratë të bëjnë sa më pak gjëra dhe mundësisht ato që ata i kanë dëshirë. Në vitin 1532, humanisti Juan Luis Vives i këshillonte burrat që të mos i lejonin gratë e tyre të lexonin, sepse gratë nuk duhet të krijojnë gjykimin e tyre. Pra, në kontekstin e mirë, po, gratë që lexojnë janë të rrezikshme, sepse ato mund ta ndryshojnë mendësinë dhe janë kundër patriarkalitetit.