Gruaja që ndihmoi në deshifrimin e shkrimit të fiseve maja

Nga Sajmir Kadiu

Kjo është Tatiana Proskouriakoff, një grua e jashtëzakonshme, kontributi i së cilës në deshifrimin e shkrimit Maja ishte vendimtar. Këtu ajo duhet të ketë qenë rreth 20 vjeç. Tatiana lindi në Siberi në vitin 1909. Në vitin 1916, babai i saj u transferua në Shtetet e Bashkuara për të mbikëqyrur blerjen e armëve për qeverinë e Carit.

Me Revolucionin Rus, familja mbeti përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara. Tatiana studioi arkitekturë dhe u diplomua në vitin 1930 (gjatë krizës së ’29). Nuk kishte punë për arkitektë, por ajo ishte shumë e mirë në vizatim dhe u punësua në një muze duke bërë ilustrime ndërtesash.

Tatiana përfundoi në Guatemalë, në një ekspeditë arkeologjike. Ajo bëri vizatime të ndërtesave të Majave, duke imagjinuar se si do të dukeshin para se të bëheshin rrënoja. Puna e saj çoi në botimin e një libri: “An Album of Maya Architecture”.

Figurat e sundimtarëve të tyre ishin gdhendur në monumente, duke treguar historitë e mbretërve të tyre. Tatiana filloi të sistemojë informacionin ikonografik të monumenteve. Në vitin 1950 u botua libri “A Study of Classic Maya Sculpture” nga Proskouriakoff, një vepër kolosale dhe mahnitëse. Një metodë për deshifrimin e glifeve Maya. Pas 70 vjetësh, kjo metode vazhdon të jetë një manual referimi në ikonografinë Maja. Tatiana vdiq në 1985. Hiri i saj pushon në Piedras Negras (Guatemala).

SHKARKO APP