Gruaja që sfidoi regjimin e Pinochetit

Paz Errazuriz ishte mësuese e shkollës fillore kur presidenti kilian Salvador Allende u rrëzua me puç ushtarak në vitin 1973. Pas ndërrimit të pushtetit, nisi të fotografonte rrugët e Santiagos, transmeton Telegrafi.

“Ishte mënyrë për të bërë rezistencë politike”, thotë ajo në një video të realizuar nga BBC, pjesë e serisë “Përmes objektivit”.

Nën shënjestrën e Policisë, që rregullisht kontrollonte shtëpinë e saj, Errazuriz gjente mënyra më pak të dukshme për t’u përballur me regjimin.

“Ju mund të punoni në metafora, mund të punoni ndryshe – një mënyrë për t’i shmangur ata”, thotë ajo për mënyrën se si sfidoi ushtrinë përmes fotografisë. “E dija se çfarë duhej fshehur dhe si”.

Errazuriz e ktheu objektivin te komunitetet e margjinalizuara, siç janë pacientët psikiatrikë dhe interpretuesit e cirkut nën diktaturë. Ndërsa, e nisi projektin “Molla e Adamit” më 1981, duke krijuar portrete të prostitutave të cilët shpesh ishin torturuar dhe rrahur nga regjimi i Pinochetit. Shumë prej tyre më vonë vdiqën nga sëmundjet që lidhen me AIDS.

Në video ajo përshkruan edhe se si shmangu censurën për të zbuluar grupet e harruara.

“Ata flasin për të huajt ose për pakicat – për mua ata janë … jo të huaj, vetëm se margjina është aty ku fuqia duket ndryshe. Ju duhet t’i shfaqni njerëzit ose t’i bëni të mësojnë se si duhet të duken”.

Dokumentarin për të mund ta shihni: KËTU. /Telegrafi/

SHKARKO APP