Grupi koral i Zef Çobës në Festivalin e Negotinit (Serbi) me çmim special

Çoba: “Muzika si gjuhë e shpirtit, me ligjet e saja universale bashkon dhe vëllazëron popujt

Nga Tonin Çobani

Grupi koral “Rozafa Expression” i qytetit të Shkodrës ka marrë pjesë në Festivalin e 53-të Koral “Dais of Mokranjac” (Stevan Mokranjac-1856-1914, kompozitor serb dhe mjeshtër kori), që është zhvilluar në qytetin Negotin (Serbi).

Kori i Shoqatës “Rozafa Expresion” me drejtues prof. Zef Çobën është përzgjedhur nga komisioni i ngritur për organizimin e këtij festivali. Zonja Renata Djurdjević Stanković nga Cultural centre “Stevan Mokranjac” Negotin, ka konfirmuar pjesëmarrjen e korit shkodran. Ky grup ka marrë pjesë edhe në shumë takime të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare. Aktivitet i Negotinit u mundësua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, e cila mori përsipër zgjidhjen e problemeve të udhëtimit.

“Misioni i pjesëmarrjes së grupi koral “Rozafa Expression”” të qytetit të Shkodrës në Festivali i 53-të Koral “Dais of Mokranjac”, që zhvillohet në qytetin Negotin (Serbi), – ka thënë prof. Zef Çoba para nisjes,- i shërben dialogut kulturor ndërmjet popujve dhe vendeve tona, si dhe respektit reciprok. Muzika si gjuhë e shpirtit, me ligjet e saja universale bashkon dhe vëllazëron popujt.”

Festivali i Negotinit u zhvillua brenda një dite (15 shtator) dhe programi i secilit grup pjesëmarrës nuk i kalon 20 minuta. Kori i Shoqatës “Rozafa Expression” në 20-minutëshin e konkurrimit është paraqitur me një program të zgjedhur dhe të larmishëm. Në repertor, vendin kryesor e ka zënë kënga qytetare shkodrane, si dhe pjesë e vepra korale nga të qyteteve të tjera nga Shqipëria, Serbia, Italia e Rusia. U prit me duartrokitje kënga lirike “Si bylbylat në prandverë”, me të cilën u hap programi. Ajo u këndua acappella, duke përcjellë në ajër me ndjenja të sinqerta shpirtin qytetar shkodran. Frekuencat e tingujve gazmorë pranverorë, përmes cilësisë së zërave të unifikuar të ansamblit koral “Rozafa Expression”, dëshmuan profesionalizmin e Grupit të Zef Çobës. Po ashtu, këngëtarja Miranda Gjinaj (Ndoja), vajza e këngëtarit të mirënjohur Bik Ndoja, ka interpretuar një nga perlat e këngëve shkodrane, “Per mue paska kenë kismet”, të kompozuar nga Palokë Kurti (1858-1920), në shoqërimin profesional të korit. Kori miks i Shkodrës u duartrokit gjatë edhe për interpretimin plot humor të pjesës “IL CARNAVALE DI VENEZIA” të Goachino Rossini (1792 – 1868).

Sipas kërkesave të festivalit grupi koral “Rozafa Expression” interpretoi edhe një vepër korale të kompozitorit Stevan Mokranjac (“TEBE POJEM”). Ka qenë shi kjo pjesë që ishte zgjedhur edhe nga dy kore të tjerë, por Grupi koral i Zef Çobës u nderua me çmim special për origjinalitet në interpretim të suksesshëm (Diploma: “Për interpretimin original dhe më të suksesshëm në konkursin e koreve, të pjesës “TEBE POJEM” të kompozitorit STEVEN KRANJAC”).

interpretojë një nga perlat e këngëve shkodrane “Per mue paska kenë kismet” të

kompozuar nga Palok Kurti, në shoqërimin profesional të korit.Në përfundim programi i Grupit koral “ROZAFA EXPRESSION” të qytetit të Shkodrës u mbyll me pjesën korale “Bie lodra” të kompozuar nga prof. Milto Vako, duke krijuar një atmosferë të ndezur festive.

SHKARKO APP