“Hamleti i aktit V, një njeri i ndryshuar”

“Hamleti” i William Shakespeare – 

Nga Harold Bloom, personalitet i kritikës letrare bashkëkohore
Përktheu nga anglishtja Elvis Zaimi.

Image result for harold bloom william shakespeare hamlet v

Herën e fundit kur e shohim Hamletin në oborrin mbretëror gjatë Aktit IV tw tragjedisë, është me largimin e tij për në Angli:

“Hamleti: Në Angli
Mbreti: Po, Hamlet
Hamleti: Mirë
Mbreti: Kështu, posa qëllimet na i ditke
Hamleti; Pashë një ëngjëll që t’i sheh. Po hajde pra.
Në Angli, mirëmbetsh e dashur nënë
Mbreti: Yt atë i dashur Hamlet,
Hamleti: Ime më, se at e nënë janë burrë e grua, burri dhe gruaja janë një trup: dhe kështu je nëna ime.
Hajde pra, n’Angli”

Kritikët rëndom kanë vërejtur se Hamleti i Aktit V është një njeri i ndryshuar: më tepër i pjekur sesa riosh, qartësisht më i qetë, për të mos thënë se në heshtje është pajtuar me situatën që i ka rënë për short dhe deri diku më i përgatitur për të kuptuar dhe hyrë në marrëdhënie me hyjnoren. Ndoshta e vërteta është se më në fund ai është vetvetja, të cilit nuk i shkakton më dhimbje as zija dhe as melankolia, i pashqetësuar nga xhelozia vrastare dhe tërbimi i pafurishëm. Dukshëm atij nuk i fanitet më si më parë për ta munduar fantazma e të atit ta vizitojë. Ka mundësi që dëshira për hakmarrje tek ai po venitet. Në të gjithë Aktin V ai nuk flet asnjëherë drejtpërsëdrejti për të atin. Ka vetëm një referim në këtë akt “për vulën e të atit”, e cila shërben për të vulosur gjykimin e tij dhe fundin fatkeq të dy shkollarëve bashkëudhëtarë, Rozencranz dhe Guildernstern, si dhe përdorimi i pazakontë i shprehjes “mbreti im” në vend të ‘ati im”, në pyetjen retorike, të cilën princi pa entuziazëm dhe me gjysmë zemre ia bën Horatit:

“S’e kam tani për barrë thuajmë!
Kur vret tim atë e kur njollon tim më,
Kur më rrëmben kurorën dhe çdo shpresë
Dhe kur më vë pusira të pabesa
S’e do ndërgjegja plotërisht ta shtrij
Më këtë shpatë? S’jam pra i mallkuar, në lënça një gangrenë të natyrës
Të bëjë ligësi të tjera?”

Kur Horati i përgjigjet se mbretit, me shumë gjasë, do t’i vijnë së shpejti njoftimet nga Anglia sesi u ekzekutuan Rosencranz dhe Guildernstern-i, Hamleti, me mjaft dykupmtimësi bën atë që mund të quhet betimi i tij i fundit për hakmarrje:

“Do të jetë e shkurtër, intervali është i imi
Dhe një jetë njeriu, jo më gjatë se të thuash “një””

Sido që të intepretohet kjo përgjigje, Hamleti nuk është duke thurur ndonjë komplot, ndërkohë që në përmbajtjen e vetë pohimit ka një pasivitet të mençur, sepse Hamleti e di se mbretit i duhet të veprojë. Përveç skemës ndërmjet mbretit dhe Laertit, ne (lexuesit) mund të ballafaqohemi me një lloj ngërçi nw aftwsinw tonw pwr ta kuptuar dhe rwnw dakord me arsyet e princit Hamlet, I cili mund tw zgjatw pafundësisht. Ajo çfarë duket qartë është se vëmendja jonë e menjëhershme për Hamletin e mëparshëm nuk është më. Në vend të saj, një çinteresim i bukur dhe misterioz dominon mbi Hamletin e dytë, më i vërtetë se i pari, dhe i cili na shtrëngon ta duam me një dashuri universale pikërisht sepse ai është përtej saj, duke lwnw mwnjanw shëmbëlltyrën që kemi për të nga Horati.

“Imzot, në kraharor njëfarë lufte kisha
Dhe gjumi nuk më zinte; ndjeja veten
Më keq sesa rebelët në vargoj
Me rrëmbim pra sulem,-Ah, m’i lumtë vrapit
Se mospeshimi mbaron punën shpesh,
Kur planet më të thella humbasin dhe veniten, dhe kjo duhet të na japë mësimin
se Hyjnorja u jep formë fundeve tona
të papërfunduara, i laton të ashpërsuara, vullnetet tona”

Me një lexim të dobët, hyjnia apo hyjnorja është “Jehovah”, por e lexuar më fortë “fundet” nuk janë qëllimet por fatet tona, dhe kontrasti është ndërmjet një force që mund t’i japë formë gurit, dhe vullneteve tona, tw cilat vetëm sa latojnë ashpërsisht një substancë të sertë.
As Calvin nuk do të mund të bënte një lexim më të fortë në pasqyrim të Ungjillit të Mateut sesa vë në pah Hamleti me verdiktin e tij:
“Por nuk mund ta marrësh dot me mend sesa keq është këtu për zemrën time”.

Në zemrën e tij ka ende një lloj luftimi, por tashmë i gjithë luftimi I brendshëm është shndërruar tek ai në gatishmëri, më tepër sesa pjekuri:

“As edhe një grimë. I shpërfillim profecitë dhe fallin. Nuk gjen providencë të veçantë në rrëzimin e një spurdhiaku. Nëse është për tani, nuk është për ardhmërinë, nëse nuk është për ardhmërinë është për tani, por nëse nuk është për tani, prapë ka për të ardhur njëherë nesër. Gatishmëria është gjithçka. Sikundër asnjë njeri nuk e di se ç’lë pas, përse të mos I lejë herët, para se të jetë vonë? Ashtu qoftë, pra”

Nihilizmi i dallueshëm, në fakt më shumë e mohon tekstin e cituar nga Mateu, por pavarësisht kësaj, dëshpërimi epistemologjik tek Hamleti nuk shfaqet si dëshpërim, por si arritja e gjakftohtësisë, kthjelltësisë dhe paqes shpirtërore. Më e rëndësishme, dhe përmbi të tjerat, është se këto nuk janë theksimet e një hakmarrësi, madje as të dikujt që ende vazhdon të jetë në zi, ose që vazhdon të vuajë për shkak të virtyteve të zemrës së tij të natyrshme. Jo nihilizëm por një çinteresim autentik, gjithsesi tek e fundit mbetet të pyesim se çfarë është kjo cilësi tek Hamleti? As dija mbi epokën Elizabetiane, dhe as leximet nga Aristoteli, madje as ato nga Montaigne, nuk mund të na ndihmojnë t’I përgjigjemi kësaj pyetjeje. Ne e njohim “etosin e të çinteresuarit” vetëm sepse ne njohim Hamletin. As nuk mund të kemi ndonjë shpresë për ta njohur Hamletin më mirë duke njohur Frojdin. Ati I vdekur ishte faktikisht gjatë katër akteve, më i fuqishëm sesa do të kishte qenë I gjallë, por në Aktin V ai nuk është as edhe një hije religjioze. Ai është thjesht një paraardhës, Hamlet danezi përpara këtij tjetrit, dhe ky tjetri ka më shumë rëndësi. Heroi tragjik tek Shekspiri, kur arrin të shkaktojë ndonjat më universale të trishtimit dhe simpatisë, është një reprezentacion kaq origjinal, i cili pasi ka kapur konceptualisht psikologjinë tonë, na ngërthen dhe përfshin, duke u dhënë më pas formë të përhershme motiveve tona psikologjike. Harta ose teoria e përgjithshme e mendjes tonë mund të jetë frojdiane, por Frojdi ashtu si gjithë ne të tjerët e trashëgoi nga Sheksipiri në format e saj më të shkëlqyera dhe trajtat më të holla, reprezentacionin e mendjes,. Frojdi mund të thotë se qëllimi i jetës është vdekja, por jo se gatishmëria është gjithçka.

 

SHKARKO APP