Hapet muzeu “Gjon Mili” në Korçë – Galeria i dedikohet tërësisht ‘fotografit të dritës’

Është hapur në Korçë muzeu “Gjon Mili”, një galeri e cila i dedikohet tërësisht ‘mjeshtrit të dritës’, fotografit që ka mbushur kopertinat e revistave botërore me teknikën e tij unike të fotografimit me dritë.

Sipas ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes, pjesë e fondit të këtij muzeu janë 240 fotografi, thënie të Gjon Milit apo të njerëzve të tjerë për të, si dhe ekspozitorë me elemente nga jeta e tij apo e kohës që jetoi.

Ndërkohë, shtoi më tej se vizitorët po ashtu do të mund të shohin njëkohësisht edhe “Dhomën e eksperimentit”, pjesë e muzeut, çka sipas tij është një element për të mos u humbur.

“Për të mos u humbur “Dhoma e eksperimentit”, e cila ka në fokus dritën stroboskopike, si krijim i Milit dhe “Dhoma e fotografimit me dritë”, e cila është suveniri që mund të marrë çdo vizitor të realizuar me teknikën e Gjon Milit.”

SHKARKO APP