Harry Potter ”zbarkon” në Broadway

Shifrat e suksesit të Harry Potter janë të habitshme, me 500 milionë libra të shitur dhe mbi 7 miliardë euro në koleksionet e filmit.

Tani shfaqja teatrore “Harry Potter e la maledizione dell’erede”, pas regjistrimit të shitjes së të gjithave biletave për 22 muaj në 2016 në Londër, do të shfaqet në Broadway.

Shfaqja me dy akte kushton pothuajse 70 milionë dollarë (mbi 30 prej të cilave i kanë shpenzuar për të restauruar teatrin që e strehon atë): një rekord për një shfaqje jomuzikore.

“Harry Potter e la maledizione dell’erede”, e Jack Thorne mbi subjektin e J. K. Rowling, John Tiffany dhe Jack Thorne është vendosur rreth 20 vite më pas romanit “Harry Potter e i Doni della Morte” dhe tregon historinë e Albus Severus Potter, djali i dytë i Harry Potter dhe Ginny Weasley.

Harry tani është një punonjës në Ministrinë e Magjisë dhe Albus është gati të largohet për vitin e parë në Hogwarts.

Opera teatrore thyen skemat klasike me të cilat audienca Broadway është mësuar: ka një kohëzgjatje prej pesë orësh dhe gjithashtu mund të shihet në dy ditë.

Shifra Guinness e kostos së prodhimit përfshin 33 milionë dollarë të shpenzuara për të zënë dhe restauruar teatrin dhe për ta rikonfiguruar për të marrë pamjen e një fabrike të vjetër.

Suksesi në Nju Jork duket i sigurt, duke pasur parasysh se në paraqitjet paraprake në funksion të premierës, drama dëshmoi të jetë një kampion në shitjen e biletave me fansat që zunë radhë përpara Lyric, një nga teatrot më të mëdha në Broadway, duke garantuar 2 milionë dollarë në javën e parë të muajit prill, një rekord ky edhe për një opera teatrore jomuzikore./k.s/

SHKARKO APP