Helena e Trojës me Plis. Dhimotiki e sjellur nga era, apo shqip nga rrënjët?

Nga Saimir Loja-

Më 20 tetor 1827, në jug të Gadishullit Dorik (sot, Peleponezi), ndodhi beteja detare në gjiun e qytetit Navarino (Pyllas, ndërsa sot, Pylos). Në atë betejë, flotat e bashkuara britanike, ruse dhe franceze shkatërruan flotat e bashkuara egjyptiane (në fakt, arvanite muslimane të Ibrahim Pashës, djalit të Mehmet Aliut) dhe osmane. Në gusht 1828, ushtria franceze zbarkoi në jug të Gadishullit Dorik e hyri në luftime kundër forcave të Ibrahim Pashës. Në periudhën prill 1928 – shtator 1829, ndodhi lufta ruse-turke e cila u mbyll me shumë humbje për perandorinë osmane. Për shembull, ajo pranoi autonominë e principatës fetare të quajtur “Servia”.

Të treja ato ngjarje ushtarake e detyruan perandorinë osmane të pranonte Protokollin e Londrës të datës 22 Mars 1828 me të cilin perandoritë e Britanisë, Rusisë e Francës patën vendosur të krijohej principata fetare autonome me emrin “Greqi” brenda perandorisë osmane. Emri “Greqi” rridhte prej gjuhës shqipe dhe sipërfaqja e shtetit të sapo firmosur qe afërsisht sa 1/6 e Greqisë së sotme. Ishte hera e parë në histori që krijohej një shtet me emrin “Greqi”. Kuvendi III Popullor në 4 maj 1827 vendosi që kryeqendër të ishte qyteza Nafplion në jug të Gadishullit të Moresë.

Pas pushtimit të Qytetit të Konstandinit prej osmanëve-arabëve në vitin 1453, Patriarkana e atyshme u bë Komiteti Qendror i komisarëve kishtarë lindorë në shërbim të Sulltanit osman. Bashkë me komisarët hoxhallarë ata i shërbyen perandorisë aziatike për të përparuar drejt perëndimit dhe rrënuar Europën. Në shekullin XVIII, komisarët kishtarë lindorë rrëshqitën në lugun e perandorisë kishtare ruse.

Popullatat arbërore të jugut të Gadishullit Ilirik dhe priftët e tyre të kishës lindore që nuk pranuan gjendjen e re dhe nuk i bënin ballë dallgëve aziatike-osmane-arabe-mongole u zhvendosën në jugun e Italisë dhe Siçili. Dhe janë aty edhe sot pas 500 vjetësh si një dëshmi e pandërprerë dhe e gjallë me gjuhën, trashëgiminë, kulturën, veshjen dhe artin shqip bashkë me priftët e tyre që vazhdojnë të kryejnë shërbesat në Shqip dhe të ruajnë gjuhën shqipe.

Në Kuvendin IV Popullor që u mbajt në datat 11 Korrik – 6 Gusht 1829 në qytezën Argos, pranë Nafplionit, u shtrua pyetja se cila do ishte gjuha zyrtare e shtetit Greqi. Do zgjidhej shqipja e arbërve-arvanitas apo gjuha Katharevousa e kishës dhe e organizatës së fshehtë fetare Filiki Eteria të Rusisë? Kisha lindore dhe pas vitit 1814 organizata Filiki Eteria kishin punuar që urrejtja fetare kundër muslimanëve të trondiste vetëdijen kombtare arbërore të arvanitasve të krishterë. Arbanitët ishin vetëm luftëtarë të pashkollë që si komisarë kishin priftët e kishës lindore. Ndërkohë, gjuha Shqipe e shkrojtur nuk qarkullonte as në Europë.

Veç kishës, politikën e brendshme dhe të jashtme e bënin agjentët e Rusisë, Britanisë dhe Francës. Edhe në ato Kuvende Popullore grupimet politike ishin haptas nën emrat Partia Ruse, Partia Franceze e Partia Britanike. Prandaj, ndonëse përfaqësuesit arvanitas të krishterë që flisnin hapur Shqip përbënin dukshëm mbi 80% të Kuvendit IV Popullor, ata nuk qenë regjisorët e teatrit të atij Kuvendi. Si rrjedhim, arbanitët e krishterë të mashtruar dhe pa kuptuar se çfar shkruhej duartrokitën shfaqjen e vënë në atë skenë.

Ai Kuvend vendosi që si gjuhë zyrtare për shtetin me emrin “Greqi” të ishte gjuha Katharevousa e kishës lindore, e përshtatur. Prandaj atë e quajtën gjuha popullore (Dhimotiki), e cila sot është gjuha zyrtare e shtetit Greqi. Ai vendim qe i nevojshëm për komisarët kishtarë lindorë dhe agjentët perandorakë, veçanërisht të Rusisë si bie fjala arvanitasi Jani Kapodistria (Gjon Gjika). Sepse, iu plotësohej gatimi i vetëdijes “kombtare greke” të cilës i nevojitej të ishe i krishterë lindor edhe në emër, të mësoje “greqishten” Dhimotiki dhe të urreje muslimanët, osmanët, turqit, dhe arvanitasit muslimanë.

Perandoritë e Britanisë, Rusisë e Francës firmosën Protokollin tjetër të Londrës më 3 Shkurt 1830 që kthente Greqinë si shtet të pavarur dhe me Konferencën e Londrës në Maj 1832 e përkufizuan atë si mbretëri.

Princi bavarez 17 vjeçari Otto Friedrich Ludwig u caktua të ishte Mbreti i Greqisë. Britania dhe Banka Rothschild preu paranë dhe ia dha në formë huaje shtetit të ri “Greqi”.

Arbërit vazhduan ta flisnin e përdornin shqip siç patën bërë për 2000 vjet nën perandoritë romake latine dhe lindore ndërkohë që si qytetarë quheshin romakë-romanë-romaioi-romioi. Vendimi për gjuhën që doli prej Kuvendit të vitit 1829 hapi portat e ujit të një propagande që pat filluar të grumbullohej nga mesi i shekullit XVIII në Europën qendrore e perëndimore.

Ujë i shumtë pat qenë nisur të mblidhej prej historianit gjerman të artit dhe arkeologjisë Johann Joachim Winckelmann (1717-1768). Ngjyrës së ujit ai i dha emrin “Helenizëm”, pa e kuptuar se fjala që kishte përdorur ELINA-S ishte e gjuhës shqipe.

Edhe pse atë fjalë ia këshilloi me mirësi mbledhësi i famshëm i sendeve të lashta kardinali Alessandro Albani. Edhe pa e menduar se një komb nuk mund të dallohet në terrin e 3000 vjetëve më parë me anë të emrit të një gruaje tek një përrallë Homerike, qoftë e lashtë.

Si narcis, homoerotik e pedofil që ishte, ai krijonte me ëndërrimet e tij, të cilat i botonte, një “Greqi” të lashtë me njerëz të bukur, të gjatë, leshverdhë, sy bojë qielli, të urtë, që përfaqësonin përsosmërinë. Botimet e tij patën ndikim të thellë mbi mendjet krijuese europiane të shekullit XVIII e në vijim, si për shembull, G. E. Lessing, J. W. von Goethe, F. V. E. Delacroix, V. M. Hugo, F. W. Nietzsche, etj. Për pasojë, krijimtaria historike në ëndërrimet e sinqerta rrodhi vaj nëpër piktura dhe ngeci si zbulime nëpër libra.

Është e vërtetë se librat e paktë për lashtësinë u shkruajtën e rishkojtën në harmoni me muzikën e re. Për shembull, u ëndërrua një persian i shekullit V p.e.s. të cilin e quajtën “grek” mbas 1000 e 2000 vjetësh me emrin Herodot-us sipas Latinishtes perëndimore dhe Herodot-os sipas Katharevusës lindore. Biles, atë e emëruan edhe “baba të historisë”; për të qeshur, jo shaka.

Gjithë udhëtarët e zyrtarët që shkonin në ata shekuj e vite në ato anë shkruanin në letrat e tyre vetëm për popullatë arbërore-shqiptare. Kur zbriti për herë të parë në Nafplion më 30 Janar 1833, mbreti i caktuar Otto Friedrich Ludwig përpiqej të kthehej në ëndrrat e tija “helene” sepse përqark tij kishte vetëm arbërorë-arvanitas dhe flitej vetëm shqip.

Prandaj politikanët e perandorive Britani-Rusi-Francë duke përdorur edhe piktorët dhe shkrimtarët europianë nxituan të krijonin lumin e propagandës për brenda dhe për jashtë “Greqisë”. Mito-logjisë (Shkencës së Përrallës, e përkthyer) të krijuar nga duar kishtare fillimisht në shekullin V e.s. iu hapën tërë fletët e librit. Megjithatë, një qytetar “grek” nuk mund të jetë njëkohësisht edhe i krishterë ortodoks edhe i lidhur me lashtësinë arbërore të Athinës, e qyteteve të tjera të Gadishullit Ilirik, Detit Egje e Mesdhe. Sepse lashtësia arbërore dhe krishterimi ortodoks janë edhe të paktën 1500 vjet të zhvendosur në kohë edhe dy qytetërime e mendime të kundërt që përjashtojnë njëra-tjetrin. Para vitit 1830 nuk ka patur grekë.

Formimi i shtetit të quajtur “Greqi” pati në rrënjë ribërjen e Perandorisë Bizantine të Krishterë Lindore dhe prandaj si gjuhë shtetërore u caktua Katharevousa e përshtatur (Dhimotiki). Vetvetiu “Greqia” do ishte një zgjatim i Rusisë së Madhe e krishterë ortodokse dhe që do përpiqej të përthithte sa më shumë troje me të krishterë ortodoksë.

Agjentët e Rusisë bënë të mundur që në luftën e Krimesë të viteve 1853-1856 ushtria greke të luftonte përkrah ushtrisë ruse kundër ushtrive britanike, franceze e turke. Edhe sot grekët ortodoksë e njësojnë veten me sllavët rusë ortodoksë dhe të ardhmen e ëndërrojnë bashkë me ta.

Si në Perandorinë e krishterë lindore dhe atë Osmane, edhe në “Greqi” popullatat u vështruan nga ana fetare. “Grek” ishte kushdo që kishte pranuar besimin dhe emrin e krishterë ortodoks, kuptonte Dhimotiki dhe urrente turqit, muslimanët, përfshirë edhe arvanitasit muslimanë. Ndërsa emrave të njerëzve, vendeve e fjalëve iu shtuan prapashtesat bizantine -OS dhe -IS.

Në atë lloj are, fara e mbjellë nxorri gjethe në vitin 1844 kur kryeministri Jani Koleti parashtroi Idenë e Madhe (Megali Idea). Që atëherë Ideja e Madhe ka qenë qëllimi i shtetit “Greqi” për të përthithur me dhe pa luftë sa më shumë toka e popullata që 1001 vjet më parë patën qenë në vathët e komisarëve kishtarë të perandorisë bizantine. Për 100 vjet, Ideja e Madhe “greke” e ujitur nga Britania-Rusia-Franca e rriti Greqinë gjashtë herë në Greqi të Madhe, siç është sot.

Perandoritë britanike dhe franceze tradhtuan Europën dhe Perëndimin kur në shekullin XIX edhe u bashkuan me Rusinë sllave edhe krijuan një shëmbëlltyrë të perandorisë kishtare lindore të quajtur “Greqi”. Mëkati do shtohej në shekullin XX kur Lidhja Entente Britani-Rusi-Francë do krijonte tre herë në mesin e Europës një shëmbëlltyrë sllave-barbare bizantine të quajtur “Jugosllavi”, domethënë Serbi të Madhe.

Edhe ideja për këtë e quajtur “Naçertanije” (Rradhitja e Veprimeve) u shfaq pikërisht në vitin 1844 me autor Ilija Garashaninin dhe u pasurua prej të birit Milutin Garashaninit më 1886. Për 150 vjet, edhe Rradhitja e Veprimeve serbe e ujitur nga Britania-Rusia-Franca e rriti Serbinë deri në gjashtë herë, derisa i filloi thërrmimi në fundshekullin XX.

Paramendoni, si do shkruhej, edhe tani, për lashtësinë nëse në Kuvendin IV Popullor të vitit 1829 të ishte caktuar gjuha natyrore Shqipe e arvanitasve të krishterë? A do të kishte katedra nëpër universitetet perëndimore që do zbulonin “Greqinë e lashtë”? A do kishte doktorata famëmëdha në fushën e Mito-logjisë greke, domethënë në Shkencën e Përrallës greke? Arbanitët-Arvanitas janë shumicë në Greqi. Ata janë, veç qyteteve, edhe në të paktën 900 fshatrat e Greqisë ku flitet hapur shqip. Ata janë popullatë shtet-themeluese, shtet-formuese, shtet-udhëheqëse. Domethënë se gjuha shqipe akoma mungon të jetë gjuhë zyrtare në Greqi.

SHKARKO APP