Hervin Çuli nuk tërhiqet: Ta justifikojmë vjedhjen se është aktor i madh?

Drejtori i rikonfirmuar i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli, ka sulmuar ashpër aktorin Mirush Kabashi.

Me fjalët, mashtrues ordiner, gënjeshtar, memec e grabitës, Çuli i përgjigjet ashpër intervistës së Kabashit në media.

Ama të gjithë u sulën kundër tij për këtë sulm, ndaj Hervin Culi ka reaguar sërish i ftuar në News 24.

“Ju siguroj se s’bëhet fjalë për personin në fjalë, s’e kam goditur për cilësitë e tij artistike, është absurde kjo që po thoni, kam folur për një aktor që si gjithë 28 të tjerët, paguhej të dilte në skenë, të tjerët dilnin, zotëria refuzonte të dilte në skenë, nëse shteti donte ti jepte një pension të vecantë.

Refuzonte se më tej shkonte dhe shume mirë, është jeta e tij, luante shfaqje private në teatro të tjerë, Kosovë e Maqedoni pra s’i inreresonte të luante me teatrin shqiptar dhe pagen e quante një benefit të detyrueshëm që shteti ia jepte.

Për mua s’mund të funksiononte kështu, s’e kam goditur nga ana artistike. Si mund të shmangen fyerjet kur zotëria gënjen në mënyrë ordinere. Pse domosdoshmërisht një aktor i madh apo i vogël nëse bën një vjedhje duhet justifikuar vjedhjen?”.

SHKARKO APP