“Himara Art-Fest 2018″, nxënësit promovojnë vlerat kulturore
“Himara Art-Fest 2018” mblodhi për herë të parë nxënës të shkollave të Himarës në një aktivitet ku u promovuan edhe vlerat kulturore të zonës.
Aktiviteti i organizuar nga Bashkia e Himarës në shëtitoren kryesore së bashku me shkollën 9-vjeçare dhe atë të Mesme të qytetit mblodhi qytetarë të shumtë, por edhe turistë të huaj që po vizitonin Himarën.
Nxënësit e shkollave të Himarës konkurruan në zhanre të ndryshëm si: aktrim, këngë, recitim, kërcime, valle, polifoni, vizatime, pikturë, etj. Në përfundim të aktivitetit u shpallën edhe nxënësit fitues në këto zhanre. “Himara Art-Fest 2018”, u konsiderua nga organizatorët një model për organizimin e projekteve të tilla, që janë zhvilluar edhe në shkolla të tjera të bashkisë së Himarës.