Historia e ish-ushtarakut që gdhend gurin, pasioni i lindi në ëndërr

Vladimir Kamberi, ish-ushtarak ka një pasioni. Gdhend drurin, gurin apo dhe guackat e detit. Ai tregon se pasioni i ka lindur herët.

“Në ëndërr më ka dalë një shqiponjë, dhe që nga bërja e asaj shqiponje para 30 viteve, ai nuk ka ndalur asnjë ditë duke punuar por dhe krijuar modele të ndryshme, që nga anijet e drurit deri tek punimet me guacka apo me gurë”, rrëfen ai.

Për të mbledhur gurë dhe guacka, ai ka shkuar në çdo gji detar, nga Vlora deri në Sarandë. Punimet e tij janë shumë të kërkuara pasi çdo gjë prodhohet me dorë dhe me material që ai mbledh po nga zonat e Vlorës.

Por, shqetësimi i Vladimirit është mungesa e një punishteje apo mjedisi më të madh. Pasi sikurse duket dhe nga pamjet ai punon në një banesë të rrënuar ku për shkak të amortizimit puna është e rrezikshme po ashtu dëshiron dhe një vend ku t’i shesë.

“Edhe pse kam firmosur për një hapësirë më të madhe apo dhe për vegla pune asnjë gjeri më sot. Madje në çdo prag fushate na kanë premtuar dhe asgjë, të shpresojmë vitin tjetër shprehet ai duke buzëqeshur,që ndoshta na ndihmojnë. Me kanë larguar nga Lungomare…”, thotë Kamberi.

Mes punimeve të tij, veprat më të dashura janë dy lugë, një e vogël dhe një e madhe, njëra e punëtorit sepse ai aq fiton, ndërsa e madhja është për deputetin.

Top Channel

SHKARKO APP