Historia e Luftës së Kosovës, e gjitha në një muze aspak të zakonshëm
Një tren që u përdor për të trafikuar mijëra shqiptarë nga Kosova gjatë bombardimeve të NATO-s, do të shndërrohet në një muze në pikën e kalimit kufitar për të rikujtuar eksodin më të madh të Kosovës. Rreth 440,000 shqiptarë etnikë u dëbuan nga policët serbë, në atë që tani njihet si Maqedonia e Veriut, dhe shumica prej tyre u dëbuan me tren.
Një lokomotivë e vjetër me naftë dhe tre karroca të pasagjerëve të përdorura në vitin 1999, tashmë janë përzgjedhur për t’u bërë pjesë e ekspozitës, që qeveria pret të hapë vitin e ardhshëm.
Më shumë se 13,000 njerëz, kryesisht shqiptarë lokalë, u vranë në luftën 1998-1999 dhe 800,000, përfshirë ata që morën trenin përtej kufirit në Maqedoni, u dëbuan. Beogradi nisi një goditje më brutale pasi aleanca ushtarake e NATO-s filloi sulmet ajrore kundër policisë serbe dhe forcave ushtarake më 24 mars 1999.
“Kjo do të jetë shtëpia e një kujtese kolektive ku do të vijnë shumë breza dhe do të mësojnë mësimin e parë, për të kuptuar se sa e shtrenjtë është liria dhe sa e dhimbshme është rruga për të arritur këtë liri”! është shprehur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, lidhur me këtë projekt.