Historia e vërtetë e Herkulit: Ishte më brutal dhe me një fat më tragjik, se sa tregohet në versionin popullor
Nga Alexandra Dantzer
Gjysmë-zoti grek Herakliu, ose siç njihet më shumë me emrin e tij romak Herkuli, ka shërbyer si një frymëzim për disa filma apo seriale epike të aventurës. Ne e kemi parë Herkulin të përballohet me shumë sprova dhe vështirësi në tejkalimin e zemërimit të Hadit. Rrëfimi klasik i udhëtimit të heroit, përmban një dashuri të pakushtëzuar, ndihmën ndaj miqve dhe pengesa të pamundura që kapërcehen.
Odiseja e tij përfundon me moralin, se qëndrueshmëria dhe vështirësitë të çojnë drejt drejtësisë dhe në triumfin e së mirës. Edhe miti origjinal, vjen me një moral të caktuar, dhe adhurohej nga grekët dhe romakët. Sipas këtij miti, Herkuli vuan si njerëzit, por ka tipare hyjnore. Ai ishte në pamjen e jashtme si çdo njeri, por i pajisur me superfuqitë, çka u mëson njerëzve që edhe heronjtë vuajnë.
Kjo synonte te tregonte se tragjeditë e njerëzve janë të justifikuara, dhe të mundshme për t’u kapërcyer, pasi edhe se gjysmë-zotat vuajnë padrejtësitë e jetës së përditshme. Versioni filmik i kompanisë hollivudiane “Disney”, edhe pse i bazuar shumë tek miti, lë jashtë disa pjesë shumë të tmerrshme dhe tragjike të udhëtimit të heroit.
Në versionin e famshëm të filmit, babai i Herkulit, Zeusi, portretizohet si një Zot i dashur. Nëna e tij Hera, shfaqet gjithashtu si një grua dhe një nënë e dhembshur. Realiteti i këtij miti, është krejtësisht i ndryshëm. Zeusi ishte një tiran mizor dhe imoral. Përveç terrorizimit të të vdekurve, ai nuk hezitonte të përdorte dhunën për të marrë atë që donte.
Ai nuk ishte i gatshëm të kishte një partnere zyrtare, ndaj vetë Herkuli ishte një fëmijë i paligjshëm. Nëna e tij e vërtetë, ishte një grua me emrin Alkmene, të cilën Zeusi e mashtroi duke fjetur me të, pasi kishte marrë pamjen e burrit të saj, Amfitrion.
Prandaj, Hera e përbuzte Herkulin që nga dita kur lindi. Ajo në fillim thirri dy shtriga, për të parandaluar lindjen e tij. Kur kjo nuk funksionoi, dërgoi dy gjarpërinj për ta mbytur në djepin e tij. Herkuli shfaqi forcën e tij, dhe ndonëse ishte fëmijë, arriti të mbyste gjarpërinjtë dhe të mbrohej.
Ndërsa ai rritej dhe forca i shtohej, Hera po tërbohej gjithnjë e më shumë nga inati. Ajo u përpoq ta shkatërronte atë në çdo mënyrë të mundshme. Historia e tij e dashurisë me Megarën nuk ishte e lumtur. Në film, Megara prezantohet si ndihmëse në Had, dhe që gradualisht bie në dashuri me Herkulin.
Ajo e braktisi padronin e saj, dhe kundërshtoi dëshirat e tij për ta shkatërruar Herkulin. Historia e tyre e dashurisë mbaron me Herkulin e gatshëm të sakrifikojë jetën e tij për të, duke e shpëtuar atë nga nëntoka, dhe duke fituar në fund statusin e tij të merituar. Në mitin origjinal, Megara është gruaja e tij e parë që i dha 3 djem.
Hera e sëmuri Herkulin me një çmenduri të pakontrollueshme, dhe në njërën prej krizave të tij të forta nervore ai vret bashkëshorten e tij së bashku me fëmijët e tyre. Pasi vjen ne vete dhe e ka kuptuar atë që kishte bërë, ndjeu keqardhje të madhe, një ndjesë që e shoqëroi për pjesën tjetër të jetës.
Edhe historia e tij e dytë e dashurisë, nuk ka një fund të lumtur. Gruaja e tij, Deianira, e vrau aksidentalisht duke përdorur një helm vdekjeprurës. Ajo u mashtrua nga një centaur i quajtur Nesus, i cili i dha asaj një këmishë të helmuar për t’ia dhënë burrit të saj nëse ajo vërente se syri i tij fillonte të endet.
Pa ditur gjë ajo ndoqi këshillën, duke këmbëngulur që Herkuli të vishte dhuratën e saj. Por brenda pak çastesh, lëkura e tij u acarua dhe filloi të gërryhet. Herkuli krijoi vetë një turrë drush, për të ndihmuar veten të vdiste më shpejt. Deianira, e brejtur nga ndjenja e fajit, kryen vetëvrasje.
As Pegasi nuk ishte shoqëruesi miqësor i Herkulit. Në kundërshtim me atë që tregohet në film, në mitin origjinal, Herkuli nuk kishte asnjë lidhje me Pegasin. Ndërsa Pegasi ka ekzistuar në mitologji, ai ishte miku i një heroi tjetër, Belerofonit.
Fatkeqësisht, ai nuk ishte gjithashtu një kalë mitik dashamirës. Historia e origjinës së tij është edhe më e zymtë. Ai thuhet se doli nga qafa e masakruar e Meduzës. Ekzistojnë shumë aspekte të tjera të jetës së Herkulit që janë lënë jashtë, apo që janë zbukuruar në versionet më argëtuese moderne të historisë.
Për shembull, këto përfshijnë betejat e tij për shlyerjen e vrasjes së tij, duke kryer Dymbëdhjetë Trimëritë e tij të famshme, njëra prej të cilave ishte vrasja e Hidrës. Por sikurse pritej, në mitin origjinal ai e vrau Hidrën duke përdorur shumë më tepër dhunë, sesa na e paraqet variantin filmik i “Disney”.
VintageNews – Bota.al