Humbi bashkëshortin, ministrja Margariti: Askush nuk është gati për të shkruar të tilla…

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar disa ditë pasi humbi bashkëshortin nga një sëmundje e rëndë duke i dedikuar një shkrim prekës. Me anë të një postimi në facebook, Margariti u shpreh se asnjëherë nuk është askush gati për të shkruar për ngjarje të tilla, megjithatë falenderoi çdo kënd që e ngushëlloi dhe i dha më shumë forcë.

“Asnjëherë, askush nuk është gati për të shkruar të tilla radhë, e teksa përpiqesh të shtysh në pafundësi lajmin e hidhur, nuk mund ta bësh këtë me mirënjohjen. Në të vërtetë do të doja të falenderoja gjithkënd, që na u gjend pranë në këtë moment të vështirë të jetëve tona. Ajo çka mendoj sot është se çdo fjalë ngushëllimi e mirësie, na jep forcë e kurajë për një rrugëtim të ri, që ka nisur! Uroj t’jua kthej veçse për ditë gëzimi!”, shkroi Margariti.

Kujtojmë se bashkëshorti i ministres, Artan Asllani ndërroi jetë në moshën 49-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa të dy gëzonin një vajzë.

SHKARKO APP