“I fundit i Mohikanëve” të humorit
Nga Zylyftar Hoxha –
Gaqo Veshi, me pseudonim letraro-humoristik, Hyskë Borobojka, që më shumë se një pseudonim, ka shërbyer për të si njëemër i dytë, më i njohur dhe më identifikues se i pari, është një ndër shkrimtarët humoristë nga më të spikaturit të një brezi që tani po shkon drejt fundit. Madje mund të themi se Gaqo Veshi apo Hyskë Borobojka, pas shkrimtarëve e publicistëve të mëdhenj të humorit të këtij brezi siShefqet Musaraj, Nonda Bulka, Spiro Çomora, Dionis Bubani, Dritero Agolli, Sabri Godo, Tonin Miloti, Niko Nikolla, Skënder Hasko etj., mund të quhet si ai personazhi i romanit të Fenimor Kuper, “I fundit i Mohikanëve”.
Mirëpo kur ia themi këtë, ai duket se nuk është plotësisht dakord dhe duke lëvizur me zor krahun sakat, dëften filxhanin në tavolinë. -Kemi lënëfilxhanin e farës sëkosit mbrapa, Filipin, Filip Çakulin – thotë dhe qesh.
***
Gaqo Veshi ka lindur më 25 tetor 1930 në Lavdar të Oparit, rrethi i Korçës. Nga viti 1948 deri në vitin 1952 ka kryer shkollën e mesme “Asim Zeneli” në Gjirokatër bashkë me Dritëro Agollin dhe Ismail Kadarenë. Pas këtij viti ka ndjekur studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik dyvjeçar në Tiranë.
Gjatë viteve 1953-1954 ka shërbyer mesues i gjuhës shqipe në rrethin e Skraparit. Në vitin shkollor 1955 deri në janar të vititt 1956 ka shërbyer inspektor i seksionit të arsimit në ish-rrethin e Vithkuqit të qarkut të Korçës. Pas kësaj ka punuar si drejtor dhe mësues i gjuhës shqipe në disa shkolla të rrethit të Korçës.
Në fund të vitit shkollor 1962 pushohet nga puna si mësues për botimin e tegimit “Adashi im i bie borijes” në revistën “Ylli” dhe “Ditari i inspektor Zylalit” në gazetën “Mësuesi” dhe dërgohet për “riedukim”, në fillim në peshoren e Kombinatit të Sheqerit në Maliq e më vonë në komunalen po të këtij qyteti.
Në vitin 1965, pas shumë përpjekjesh i jepet e drejta të ushtrojë përsëri profesionin e mësuesit në shkollat 7-vjeçare në sektorin e Sheqerasit të NB Maliqit dhe në Vloçisht. Në vitin 1970 është emërohet drejtor i kino-klubit të Maliqit.
Gaqo Veshi ka botuar 14 libra. Ka marrë pjesë në disa konkurse letrare. Në vitin 1968, ka fituar çmim të tretë me librin me tregime e skica “Në bisht” (botuar me titullin ”Adashi im i bije borijes”). Në konkursin Kombëtar të shpallur për për 30-vjetorin e çlirimit, ka fituat çmimin e dytë më librin “Qilimi me rrota”. Në konkursin e shpallur në vitin 1980 ka fituar përsëri çmimin e dytë me librin “Ndize njëherë”. Në kokursin e shpallur për 40-vjetorin e Çlirumit ka fituaer çmim të dytë me librin “Tre qeshin një inatoset”. Po kështu ka fituar disa çmime nga revista “Ylli”, gazeta “Drita” si dhe nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë.
***
Gaqo Veshi mbahet mend si gazetari më me popullaritet, me karrierën më tësukseseshme dhe më tëgjatë, prej më shumë se 20 vjetësh, nga viti 1970 e derisa ajo u mbyll në vitin 1991, në revistën humoristike “Hosteni” që dilte në periudhën komuniste, një revistë që, për hir të sëvërtetës, nuk e kishte qejf as vetë regjimi, pasipërbënte të vetmen “opozitë” në Shqipëri, dhe ndoshta për këtë arsye edhe mbahej.
Por Gaqo Veshi mbahet mend edhe për korrespondencën më të gjatë, prej më shumë se 15 vjetësh, me mikun e tij të shkollës së mesme në Gjirokastër (miqësi qëmë pas zgjati gjithë jetën)me Dritero Agollin, që botohej në çdo numër të revistës “Hosteni” me pseudonimet: Gaqoja – Hyskë Borobojka dhe Driteroi – Bamkë Çomanga. Letërkëmbimi i tyre, në një numër njëri dhe në numrin tjetër të revistës përgjigjej tjetri, nuk ishte një lerërkëmbim i thjeshtë, por një gjini e vërtetë humori të këndshëm dhe satire therëse me anë të të cilave kritikonin dhe vinin në lojë probleme dhe fenomene negative të kohës. Të dy mjeshtër të penës, lakonikë e peisazhistë në mënyrën e të shprehurit, qëmtues të fjalës së mprehtë popullore, në letrat e tyre skalitnin figura groteske të papërsërishme. Personazhe të letrave të tyre ishin pushtetarë burokratë, të mykur, karrieristë, hajdutë, imoralë, anadollakë e dallkaukë të pandreqshëm.
Me një peshë të madhe mbi supe, për t’i parë me gjakftohtësi gjërat dhe për t’i verifikuar mirë ato, që të mos i binte njeriu kot më qafë, Gaqo Veshi nuk ka lënë vend në Shqipëri pa shkelur për t’i prekur me dorë gjërat. Dhe, pasi bindej, qëndiste siç dinte ai fejtonin, gjininë më të preferuar të humorit të shkruar në atë kohë.
Domosdo, e ndihmonte përvoja që kishte fituar në jetë, por edhe talenti i tij i padiskutueshëm, pasi zejejen e të shkruarit ai e kishte nisur që herët, kishte filluar të shkruajë e të botojë në shtypin e kohës që në vitin e parë të shkollës së mesme, në vitin 1949, në fillim vjersha e më vonë prozë, duke qënë një bashkëpuntor i regullt i revistës “Hosteni” dhe i gazetës “Letrari i Ri”.
Për kontributin e tij në fushën e humorit e të satirës, si bashkëpunor i revistës “Hosteni” , me rastin e 25-vjetorit të kësaj reviste, është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me Urdhrin “Naim Frashëri” klasi III. Në vitin 1980, është dekoruar përsëri më Urdhrin “Naim , Fashari”, klasi II me motivacionin: ”Për ndihmë të vlefshme në revistën “Hosteni” si bashkëpunëtor dhe redaktor gjatë një periudhe shumëvjeçare”.
Gaqo Veshi edhe pas rënies së diktaturës ka botuar dhe vazhdon të botojë libra, rrëfime, fejtone, skica humoristike, intervista, reportazhe në shtypin aktual, si në gazetën “Telegraf”, “Koha Jonë”, ”Sot”, “Dita” e tëtjera.
***
Para dy ditësh mëmori në telefon, ishte rrëzuar dhe vrarë keq. “Nuk jam më për kompjuter, më tha, nuk ngrihem dot”. E ndërsa fliste kështu, unë mendoja: Hajde-hajde, nuk është në gjendje të shkojë as në banjë dhe i vete mendja te kompjuteri(!). Po kur e mendova pak më gjatë, thashë me vete se kështu duhet të jetë gatuar e gjithë kjo raca e krijuesve. Ndoshta edhe unë, në një rrethanë të tillë, do të bëja të njëjtën gjë.
Shkrimi i tij i fundit ishte ai i para disa ditëve që u botua në një nga të përditshmet tona. Ishte për lamtumirën e Sadies, bashkëshortes së mikut të tij të vjetër, Dritero Agolli.
Unë lexova shumë shkrime prekës që i shkruanin miqtë dhe dashamirësit e familjes Agolli për Sadien ato ditë, por në shkrimin e Gaqos spikatte stili i i tij i detajit, i gjetjes. Të gjithë në shkrimet e tyre përmendnin bashkëpunimin intelektual të Sadijes me Driteronë, porGaqoja e trajtonte nga një kënd i veçantë artistik.
“Nënjëngakrimet e mëdhapoetike – shkruanai – mikuimimadh, ipaharruari, DritëroAgolli, i porosit miqtë e tij: Po kur të jesh i mërzitur shumë, /Në raft të librave kërkomë/ Atje do jem i fshehur unë/ Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë…
Dhe në atë raft të madh me libra të shumta, nuk do të gjesh të “fshehur”, vetëm mikun tim, të Madhin Dritëro, por edhe redaktoren e shquar të shumë librave të tij, të mirën Sadije, bashkëshorten e tij të dhëmshur e besnike”…
Vepra e Gaqo Veshit
Adashi im i bie borisë, 1959
Për një firmë, 1976
Qilimi me rrota, 1977
Në majë të “Hostenit”, 1981
Ndezë një herë, 1986
Treqeshin, një inatoset, 2002
Të vërtetat e një njeriu, 2003
Një fajtor pa faj, 2009
Rrëfimet e një humoristi, 2009
Ti je i vogël, e dinë të mëdhenjtë, 2010
Hyskë Borobojka dhe Bamkë Çomanga i shkruajnë njëri-tjetrit, 2012
Beharja dhe dimri i andartëve grekë, 2014
Malli më ka marrë, 2018
100 javë në Tiranë, ç’kam parë e ç’kam dëgjuar, 2018
Dita