FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I tërthorti

Poezi nga: Paul Verlaine
Përktheu: Muhamed Kërveshi

O ti Kurb, dredharak,
Arti ka fshehtës,
M’shumë fol rrenacak
Se kjo ngadalësi?

Nga po shkoj unë di,
Dua atje të përcjell,
Fati im plot dalldi,
S’të mërzit, të këndell…

Swiss Digital Desktop Reklama

(Edhe pse g’zuar
Me krenari jeton
Kjo liri e tepruar
Një ditë e dënon!)

Swiss Digital Mobile Reklama

O ti Kurb’ dredharak,
Arti ka fshehtësi
Fjalën pres rrenacak
Një ditë n’qetësi.

I TËRTHORTI II

E çmendur dhe e shëmtuar,
Si bleta punëtore
Buza ime ka l’muar
Veshët mu si shpatore.

Më pëlqen gati prore,
Habia jote e brisht’ pak
Aty s’ka hije mortore
Por dashuri pa kapak

Dhe çfarë befasie sot…
Gjaku yt po zëzëllin.
Un’ i jap vrull si qëmot
Puhisë që psherëtin…

Në glokun tënd të gjatë
Të butë t’art ngjyrë
Shpirti im qëmenatë
Sheh veten në pasqyrë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?