Imzot Frendo: Politika mund të ndryshojë strukturë, por zemrat i ndryshon besimi
Mesazhe paqeje dhe thirrje për solidaritet. Kisha Katolike në Shqipëri thotë se bota ka më shumë nevojë për dashuri, për buzëqeshje në kohën kur ngjarjet terroriste, vrasjet kanë tronditur shoqërinë.
Drejtuesi i Kishës Katolike, Imzot George Frendo thotë se shqiptarët janë më solidarë dhe kjo shihet në prezencën dhe mbështetjen e tyre në rast fatkeqësie dhe duhet të udhëhiqen nga misioni i Nënë Terezës.
Shenjë të solidaritet Imzot Frendo përmend edhe faktin që qeveria shqiptare pranon të mirëpresë 20 emigrantë.
Imzot George Frendo: Besimi ka një rol shumë të madh, për të ndërtuar një shoqëri më njerëzore. Politika mund të ndryshojë strukturat, por zemrat vetëm besimi mund ti ndryshojë, dhe për këtë duhet të japim rëndësinë e duhur, rolit të besimeve për formimin e njerëzimit në shoqëri.
Bamirësia, ndryshimi duhet të vijë nga vetë njerëzit dhe të mos pritet nga qeveria.
Imzot George Frendo: Që në fytyrën e çdo personi të shohësh fytyrën e zotit. Ajo ka punuar me njerëzit pavarësisht nga ngjyra, gjuha, rraca, nga besimi. Është nëna e të gjithëve.
Kisha katolike mbajti meshën në 2-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, ndërsa klerikët u angazhuan për mesazhe paqeje dhe ndërgjegjësimi, për t’i drejtuar njerëzit drejt besimit, në kohët kur vendi ka shënuar bilance shqetësuese përsa i përket krimit dhe vrasjeve.