Iraku nis rindërtimin e xhamisë ikonë, që u rrënua nga IS-i
Një udhëheqës fetar i Irakut vuri gur-themelin për rindërtimin e Xhamisë së Madhe të Mosulit Al-Nuri, e cila është rrënuar nga militantët e grupit Shteti Islamik (IS).
Abdul Latif al-Humayimit iu bashkuan në ceremoni edhe personalitete të Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian.
Xhamia, minarja e pjerrët e së cilës ka qenë një nga monumentet më të famshme të Mosulit, është vendi ku udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, ka shpallur “kalifatin” në vitin 2014.
Grupi xhihadist e ka hedhur atë në erë vitin e kaluar, derisa forcat qeveritare kanë rimarrë kontrollon e Mosulit.
Beteja për Mosulin ka zgjatur pothuajse nëntë muaj, ka lënë zona të mëdha të shkatërruara, ka vrarë mijëra civilë dhe ka zhvendosur më shumë se 900,000 të tjerë.