Ismail Kadare mbledh ajkën e aktorëve në Vlorë

Yllka Mujo, Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Rajmonda Bulku, Gëzim Rudi, Arben Derhemi dhe Olta Daku ishin aktorët që në regjinë e Driada Dervishit performuan një mbrëmje të veçantë pranë detit.

Poezia e Ismail Kadaresë mblodhi në Vlorë vetë shkrimtarin si dhe artistët e mëdhenj të skenës dhe kinematografisë shqiptare.

Një mbrëmje e jashtëzakonshme me poezitë e Kadaresë, ishin përshtypjet e gjithkujt që e përjetoi nga afër këtë aktivitet, ku protagonistët cilësohen si të papërsëritshëm në zhanrin e tyre.

SHKARKO APP