FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

J’ACCUSE

Poezi nga: Bob Kaufman
Përktheu: Fadil Bajraj

Qyteti është një kurvë xheloze, i ashpërson trotuaret e vet kur na sheh si ecim drejt hënës,
u jep shpoti therëse hapave tanë ngurrues.

Qyteti është një kurvë xheloze,
i ndriçon të gjitha portat që na nevojiten,
për të gërmuar në gojat dhe flokët e njëri-tjetrit,
në mënyrë sadiste mbjell stacione autobusi në shtigjet tona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qyteti është një kurvë xheloze, qëllimisht ndërton rrokaqiej afaristë në ngastrat e pazëna ku ia ofronim veten njëri-tjetrit si haraç të pazakonshëm, yllit tonë personal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qyteti është një kurvë xheloze, ndriçon natën me mëngjes, na lë të përpëlitemi me atomet e paeksploduara që rrotullohen në ijët tanë.

Qyteti i bukur është një kurvë xheloze.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?