Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 08:31 Vrasja në Kodra e Diellit: prokuroria kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën Britania dhe BE-ja po diskutojnë një marrëveshje të re që përfshin tregtinë dhe lëvizjen e 100 mijë të rinjve, nismë që synon t'u mundësojë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Jeta e stuhishme e Albert Ajnshtajn dhe fati tragjik i fëmijëve të gjenit të fizikës

Kultura E martë, 30 Korrik 2024 09:39
Jeta e stuhishme e Albert Ajnshtajn dhe fati tragjik i fëmijëve të gjenit të fizikës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Skizofrenia, braktisja dhe një zhdukje misterioze. I takoi për herë të fundit 22 vite para se të vdiste! Sado radikale dhe inovative ishin idetë dhe zbulimet e Albert Ajnshtajnit, jeta e tij personale ishte episodike dhe e paqëndrueshme. Në përgjithësi, ishte një njeri me teka dhe zakone të çuditshme. Për fat të keq, ata që e pësuan më shumë nga tekat e tij ishin fëmijët e tij.

Në Shtator 1896, në moshën 17-vjeçare, Ajnshtajni filloi të studionte matematikën dhe fizikën në Universitetin Teknik të Zyrihut. Aty studionte edhe 21-vjeçarja, Mileva Mariç, e cila ishte gruaja e vetme në departament. Që nga viti i parë i studimeve të tyre, Mileva dhe Albert u afruan shumë. Ishin vazhdimisht së bashku, brenda dhe jashtë universitetit, ndërsa edhe gjatë pushimeve të tyre vazhdonin t’i dërgonin letra njëri-tjetrit. Megjithatë, në vitin 1900, kur u diplomuan, u detyruan të ndaheshin. Albert gjeti një punë pranë Zyrihut dhe Mileva u kthye tek prindërit e saj në Serbi. Udhëtonin, aq shpesh sa mundeshin për t’u takuar, por mbi të gjitha, marrëdhënia e tyre mbajti falë korrespondencës së tyre javore dhe të shpeshtë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Korrespondenca e tyre ishte ajo që në vitet 1980-të, 25 vite pas vdekjes së Albert Ajnshtajnit, zbuloi një sekret të madh të jetës së tij.

Fëmija i fshehur

Më 1901, Mileva mbeti shtatzënë. Të dy prindërit e Albertit dhe prindërit e saj mbetën të pakënaqur me këtë shtatzëni, pasi dy të rinjtë, jo vetëm nuk ishin martuar, por gjendeshin në shtete të ndryshme. Megjithatë, siç mësojmë nga letrat, në Janar 1902 Mileva solli në botë një vajzë, Lieserl Ajnshtajn. Që atëherë, fati i Lieserl mbetet mister i pazgjidhur. Gjatë korrespondencës së tyre të mëvonshme, vajza e tyre përmendet vetëm tre herë. Teoritë e biografëve dhe studiuesve thonë se vajza është dhënë ose për adoptim ose ka vdekur nga ndonjë sëmundje fëmijërie. E çuditshme është se nuk është gjetur asnjë çertifikatë lindjeje apo ndonjë dokument tjetër që vërteton ekzistencën e Lieser.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Të dy djemtë që u braktisën

Në Janar të vitit 1903, Albert dhe Mileva u martuan dhe u vendosën në Zvicër. Gjatë martesës së tyre  sollën në botë dy fëmijë, Hans dhe Edward. Megjithatë, ecuria e tyre e përbashkët ishte larg nga jeta konvencionale familjare e kohës. Kur Edward u bë katër vjeç, çifti u nda dhe pak më vonë, Albert u largua për në Gjermani për t’u martuar me kushërirën e tij të parë, Elsa Ajnshtajn. Megjithëse ky fakt, ishte i mjaftueshëm për të trazuar marrëdhënien e tyre, goditja harizmatike që solli çarjen e plotë midis tyre u dha nga rrethanat historike. Ardhja e Hitlerit në pushtet në vitet 1930 shtyu Albertin dhe Elsën në vendimin për t’u shpërngulur përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara. Ishte e njëjta periudhë kur 20-vjeçari Edward u diagnostikua me skizofreni dhe u shtrua në një klinikë psikiatrike. Ndjenja e braktisjes i kushtua shumë djalit, i cili u përpoq të mbante një kontakt elementar me të atin përmes korrespondencës. Thuhet se në një nga iluzionet e tij psikotike pranoi se e urrente dhe e akuzoi si përgjegjës për shumë nga problemet me të cilat ballafaqohej. Hans, nga ana tjetër, kishte jetën më normale të tre fëmijëve. Duke ndjekur hapat e prindërve të tij, studioi në Universitetin e Zyrihut ku u diplomua si inxhinier civil. Gjatë jetës së tij, arriti të shkëlqejë duke marrë pjesë në vepra të rëndësishme dhe konferenca ndërkombëtare, por edhe si profesor nderi në Universitetin e Berkeley. Sigurisht, jeta e tij personale nuk ishte ideale. Hans u martua dhe krijoi familje. Prej tre fëmijëve që pati me gruan e tij, dy vdiqën në një moshë shumë të re. Ashtu si edhe me vëllain e tij më të vogël, mungesa e figurës prindërore i kushtoi shumë edhe Hansit.

Mund t'ju interesojë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

19 Nëntor 2026, 08:40
Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

18 Nëntor 2026, 22:04
Biden kritikon Zelenskyy-n në librin e ri: I vështirë për të punuar me të dhe jo aq mirënjohës sa prisja

Biden kritikon Zelenskyy-n në librin e ri: I vështirë për të punuar me të dhe jo aq mir...

17 Nëntor 2026, 21:05

Albert ishte për të burim frymëzimi dhe ishte njeriu që admironte më shumë. Ndihej thellësisht i lënduar nga fakti se nuk mund të kishte kontakt të drejtpërdrejtë me të atin, por gjithashtu se ai kurrë nuk e miratoi dhe pranoi martesën e tij. Përfundimi i trishtuar ishte se Albert Ajnshtajni nuk i pa më kurrë djemtë e tij. Nga viti 1933, kur u nis për në Amerikë deri në vdekjen e tij në vitin 1955, komunikimi i tij i vetëm ishte përmes korrespondencës. Pretendonte se i donte fëmijët e tij dhe se nuk kishte patur ndonjë shkëputje në marrëdhëniet e tyre. Megjithatë, nuk bëri kurrë ndonjë përpjekje të konsiderueshme për t’u ribashkuar.

Kalendari Enciklopedik Shqipëtar

Etiketat e lidhura

Albert Ajnshtajn
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vrasja në Kodra e Diellit: prokuroria kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën
Para 13 minutash

Vrasja në Kodra e Diellit: prokuroria kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën

Antonio Conte te Interi: misioni ishte të rrëzonim Juventusin, Marotta më tha se mund ta mundim
Para 43 minutash

Antonio Conte te Interi: misioni ishte të rrëzonim Juventusin, Marotta më tha se mund ta mundim

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 11 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 11 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.