Jo grekët, por dorët pellazgjikë ishin themeluesit e Tempullit të Delfit

Mos ti mashtrojë mendja grekët e sotëm se janë themeluesit e tempullit të Delfit, doriane pellazgjike.
Kjo statujë e bukuroshes magjepëse ështe tipike pellazge/ ilire shqiptare.
Sipas enciklopedisë amerikane dorët vinin nga Shqipëria e veriut, Kosova sot.
Për më tepër, ne e quajmë me vend të themi këtu, se Apolloni ishte një hyjni dor i mirëfilltë, hyjnia i racës, domethënë i popullit doras e si rrjedhim, i racës pellazge.
Ky kult u ishte transmetuar nga pellazgët, kur ende ishin në Thesali dhe në atë kohë dorët emigruan nga Thesalia, nga Hestreotida dhe Focida për të shkuar në Peloponez, ku ndërtuan tempujt e Delfit dhe u përhapën në këtë gadishull.


Sipas Tit Livit, romakët kanë hyrë në marrëdhënie me Delfin mjaft herët. Kamili u këshillua me Pitinë e Delfit gjatë rrethimit të VEIES, qytet etrusk, dhe pasi e mori më 395 para K., i dhuroi tempullit të Apolonit një të dhjetën e presë së luftës.
Që nga koha e Augustit Apolloni zuri vend në Kapitol, pranë Zeusit, dhe mbeti atje deri në fund të fesë pagane hyjnia më i nderuar i Romës.
Kulti i veçantë që Augusti i kushtoi Apollonit vinte për shkak të fitores që korri pranë tempullit të tij në Akcium, në vitin 31 para K., fitore që i dha gjithë pushtetin mbi gjithë perandorinë e pafund të njohur.
Shkëputur nga libri: ”Enigma nga pellazgët te shqiptarët ” Robert d’Angely
https://www.facebook.com/shqipehoxhaa/

SHKARKO APP