Jo më tapet i kuq në… Hollivud?

Darka gala vegjetariane dhe veshje mbrëmjeje të ricikluara.

Hollivudi i ka dyfishuar përpjekjet e tij këtë sezon për të kufizuar gjurmën e karbonit në “Golden Globes”, “Oscar” dhe çmime të tjera filmike.

Bimët janë në modë këtë vit në Los Anxheles, ku organizatorët e “Golden Globes”, “Guild Actors Screen” (SAG) dhe “Critics’ Choice Awards” kanë shërbyer që të gjithë menu me bazë bimore, në vend të biftekëve të zakonshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo iniciativë u duartrokit nga shumë klimatologët dhe aktivistët e klimës, të cilët e cilësuan vendimin me të vërtetë të rëndësishëm dhe shumë entuziast.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Edhe një aktor i vetëm, që mbron dhe mbështet kauzën kundër ngrohjes globale, mund të ketë një efekt shumë më të rëndësishëm te publiku i gjerë, madje edhe te politikat”, tha Peter Kalmus, ekspert i Bashkimit të Shkencëtarëve të Shqetësuar.

Sipas tij, një menu vegjetariane për 1 500 të ftuarit e “Golden Globes” do ta reduktonte me 10 herë sasinë e karbonit, që është ekuivalente me 10-15 tonë dyoksid karboni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?