Jorgos Dalaras, për herë të parë koncert në Tiranë

Këngëtari i njohur grek Jorgos Dalaras do të mbërrijë këto ditë në Shqipëri, për të dhënë një koncert në Tiranë. Dalaras do të organizojë në Amfiteatrin e Liqenit Tiranës një koncert, së bashku me orkestrën e tij.

“Me interes të veçantë pritet koncerti i këngëtarit të njohur grek, Jorgos Dalaras, me orkestrën e tij, për herë të parë në Tiranë. Koncerti që  organizohet me mbështetjen e Ambasadës Greke  në Shqipëri dhe të Bashkisë së Tiranës, do të zhvillohet në Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës, më datën 26 qershor 2019, në orën  21.00 ndërsa hyrja për publikun që është pajisur me bileta, do të fillojë në orën 20.00”,- thuhet në një njoftim të Ambasadës Greke në Tiranë.

SHKARKO APP