Justina Aliaj rrëfen betejën me COVID: Në spital ishte jetë a vdekje! Ku e gjeta forcën e madhe

Artistja shkodrane Justina Aliaj rrëfeu në studion e Radarit Informativ në ABC me gazetaren Jonida Shehu betejën e vështirë me COVID-19. Ajo deklaroi se gjendja e saj u përkeqësua për shkak se fillimisht dyshoi se ishte sëmurë me grip kjo edhe pas konsultën me mjekun përmes telefonit. Pas dy javësh, thotë ajo, gjendja shëndetësore e saj u përkeqësua dhe u shtruar në spitalin Infektiv. “Luftë për jetë a vdekje” e konsideroi periudhën ku qëndroi në spital.

“Ishte një pakujdesi sepse mendoja se kam grip dhe pas dy jave rashë përtokë. Për fatin e mirë ika nga hoteli sepse e kuptova që nuk isha mirë. U gjenda mes njerëzve që më prisnin dhe mendoja se isha me grip. Nuk kisha bërë tampon sepse mora në hotel në telefon sepse doktorët më thanë që ke një grip. Më pas u gjenda në spital. Në spital është luftë për jetë a vdekje. Unë aty kam dhënë shpirt. Jetova me ata. I di emrat atyre që kisha në dhomë. Kur bërtisnin e kuptoja se cila ishte”, u shpreh ajo.

Aliaj u shpreh se gjatë kohës kur ishte në spital e gjeti forcën tek mesazhet e shumta të fansave dhe dashamirësve që i uruan shërim të shpejtë. Deri para pak ditësh, ajo thotë se ka qenë në terapi oksigjeni ndërsa tani shton se është mësuar të rrijë larg njerëzve.

“Urimin e parë për Krishtilindje do ia jepja popullit dhe fansave të mi që më kanë shkruar gjatë dy javëve. Mjekët më vinin më sillnin telefonin. Nuk e paskam ditur që më paskan dashur kaq shumë. Ishte forca ime. Unë nuk e kisha njohur veten që e kisha këtë forcë. Është një moment që ngel pa frymë. Qenka shumë e fortë lufta për jetën.

Terapia e oksigjenit ka vazhduar deri para dy ditëve. Ka bërë dëme të mëdha ajo që nuk kam shkuar në kohë. Pasojat janë këto por falenderoj zotin që ma fali. Dua t’i rri larg njerëzve të mi për këto festa. E mora këtë mësim. u “dogja” dhe mbi të gjitha shoh të tjerët që më shohin me frikë.  Të gjithë më përshëndesin por në fund fare unë rri larg”, tha ajo.

/abcnews.al

SHKARKO APP