Kalaja e Boshtovës, e vetmja në Ballkan e ndërtuar në fushë
Kalaja e Boshtovës është ndërtuar pranë grykës së lumit Shkumbin në shekullin XV dhe u ka shërbyer venedikasve për shkëmbime tregtare.
Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave në formën e një drejtkëndëshi me përmasa 90×60m.
Për herë të parë, kalaja haset në një hartë detare të vitit 1521. Trashësia e mureve të kalasë shkon deri në 1.4m. Kalaja ka qenë 2 katëshe, ku një kat i saj është i fundosur nën sipërfaqen e tokës.
Kalaja e Bashtovës është një monument kulture me vlerë e cila gjendet vetëm 400 metra në vije ajrore nga kufiri veri lindor i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta dhe mundësia e ndërtimit të një ure pasarela do të ndihmonte shume vizitorët e Parkut të vizitonin edhe këtë kala që dëshmon për gjurmët e qytetërimit dhe civilizimit të zonës.
E veçanta e kësaj Kalaje është se kjo është e vetmja kala në Ballkan e ndërtuar në fushë.