Kalendari 2018 i të bukurave shqiptare

Bukuria shqiptare do të na shoqërojë në 12 muajt e vitit të ardhshëm në faqet e një kalendari i cili mban firmën e regjisorit Petri Bozdo dhe që siç ai tregon përkon dhe me 20 vjetorin e miss shqipërisë.

Bozdo: Këtë vit, kalendari i 2018 përkon me 20-vjetorin e Miss Shqipërisë. Do të jetë viti jubilar i 20-vjetorit të Miss Shqipërisë dhe ne do kemi një festim akoma më të madh. Kalendari i këtij viti ka pasur vlera për shkak të përzgjedhjes, raportit të natyrës që kemi zgjedhur, pra këtë vit modelet kanë pozuar në liqenin Laguna dhe kanë patur një element aventure siç është GP Renegate. Kështu çdo fotografi e këtij kalendari do shërbejë për secilin që do ta arkivojë dhe si pikturë në vetvete.

Stilistja Anila Zajmi thotë se në këtë kalendar të cilin e quan përsiatje mes ëndrrës dhe imagjinatës ka shpalosur punën e saj në vite.

Zajmi: Do të falenderoja dhe 10 vajzat që kanë qenë jashtëzakonisht të mirëkuptueshme dhe gjithçka që ne jemi përpjekur të realizojmë me ide midis ëndrrës dhe imagjinatës. Unë u përpoqa bëja një përmbledhje të gjithë punës time 22-vjeçare, pra kostumet fillojnë që nga fillimi i prezantimit tim si stiliste që në vitin 1998 deri në ekzemplarët e fundit të 2018-ës.

Pjesë e këtij kalendari është dhe bukuroshja shqiptare Alesia Çoku e cila mban dhe kurorën e Miss Shqipërisë duke prezantuar muajin tetor, dhjetor dhe janar. Muaji shkurt dhe gusht vjen i prezantuar nga bukuroshja Arjeta Osmani e vlerësuar me çmimin Miss Press. Ndërsa nëntori vjen me bukuroshen Xhilda Rushdia.

Ora News- Kalendari 2018 i të bukurave shqiptare

oranews

SHKARKO APP