“Karnavalet e Korçës”, Inva Mula vë në skenë veprën e babait pas 45 vitesh
Karnavalet e Korçës, opera e njohur e artistit të ndjerë Avni Mula, do të rikthehet në skenë pas 45 vitesh.
Sopranoja Inva Mula do të rikthejë veprën e shkruar nga babai i saj në vitet 77’, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit duke drejtuar punën tashmë në rolin e regjisores, e bindur se edhe babai i saj do të kishte qenë krenar për punën e bërë.
Inva Mula rrëfeu nga skena e Teatrit të Operës dhe Baletit emocionet dhe kujtimet që e lidhin atë me këtë vepër.
Opereta “Karnavalet e Korçës”, bazuar në komedinë me të njëjtin titull do të shfaqet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në datat 24-25 dhe 26 shkurt.