Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet lindën në vendet e krishtera dhe festoheshin të martën, ditën e fundit të kreshmëve të mëdha. Gjatë të martës ishte traditë të festoje dhe haje me bollëk, duke qenë se e nesërmja do të ishte e mërkura e hirtë që shënjonte fillimin e kreshmës, periudhë gjatë të cilës duhej të agjëroje.

Pikërisht për këtë arsye, fjala “Carnevale” do të thotë “evitare la carne” (të shmangësh ngrënien e mishit), vjen nga latinishtja: carnes levare.

Veç kësaj, në lashtësi karnavalet përfaqësonin rizgjimin pas sezonit dimëror, vitalitetin, dhe shiheshin si një shans për të larguar të keqen përmes lumturisë së momentit me festa, shaka dhe vallëzime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky term nisi të përdorej që në shekullin XIII vetëm në disa qytete të Italisë dhe dalëngadalë u përhap në të gjithë botën e krishterë të kohës. Evropa më vonë vendosi të shtojë karnavalet në kalendarin katolik, si një festë e vërtetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Karnavalet nuk kanë patur asnjëherë një datë të saktë dhe fikse, pasi gjithmonë vareshin nga data e Pashkëve të vitit paraardhës. /bota.al/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?