Karriget kalben, prijsit ngelen…
Nga: Lorenc (Dionis) Keqaj
E njoha, por si u njohëm? Ai me thjeshtësinë në shpirt dhe bukurinë në gjuhë. Gjithëmon do t’i përsëris ato fjalë të arta, buruar nga shpirti i tij: “Burrat e mirë i njeh kurbeti, Gratë e mira i njeh që djepi, Djemtë e mirë i mer shteti…
U njohëm në një kohë tëpër të vështirë, në emgraciin, në shtetin helen, kryeqytetin e e vendit, Athinë!
Ndodhesha në Sindikatën e Ndërtimit të Athinës. Kur po ndërtohej staduimi: “Olimpik Athinë 2004”. Aty punonin dhe shumë të huaj. Pjesën më të mdhe e zinin emigrantëtë shqiptar. Duhet të ishte datë 19 Korrik 2003. Kisha dy vjet i zgjedhur si zvëndës sekretar i Përgjithshëm i asaj sindikate. Zyrat e sindikatës mbusheshin çdo ditë, mbasditë edhe me emigrant shqiptar, vendas dhe nga vendet e tjera, punëtor të shumtë, hallexhinj, që kishin vendosur të zgjidhnin hallet bashëkrisht.
Ajo mbasdite ishte e pa zakontë për mua, ndoshta do t’më lidhte me një zotëri, shok prej asaj dite, e vazhdojmë edhe sot! Më thanë se dikush kërkont t’më takonte. Pa hezituar shkova në sallonin e sindikatës dhe gjeta aty një, një burrë shtatlartë, e preva në sy. Rrudhat e ballit më tregonin që në jetë ishte rrahur e kishte vuajtur! U prezantuam. “Jam gazetar më tha, por mbi të gjitha emigrant”… Më pyeti shkurtimisht si jetoja, u interesua edhe për emigrantët, punën, pagat, në sektorin e ndërtimit, integrimin e tyre, etj. Ky ishte Agim Jazaj, korrespodent, i gazetës më të madhe dhe prestigjoze: “KOHA JONË”; për Athinën! I jepnin vëlera, autoritet njeri tjetrit: Gazeta; gazetarit dhe gazetari Gazetës. “Këtu jemi emigrant- vijoi bisedën, hallet dhe problemet do mundohemi t’i zgjidhim, më mire, kur jemi të bashkuar”…Atë kohë dhe emigracioni shqiptar, në shumicë ishin në hall të madh, pasi shumicës së tyre u kishin mbaruar lejet e qëndrimit, dhe duhej një ligj i vecantë, i cili do të kalonte nga parlamenti grek, për shtyrjen e lejeve të qëndrimit. Komunitetet, i gjithë emigracioni kërkonin gjithashtu thjeshtësimin e procedurave, për marjen e lejeve të qëndrimit, dhe këto leje të ishin sa më afat gjata. Biseduam së bashku më gazetarin dhe ai ishte dakord me mendimin e kryesisë së Sindikatës së Shoqatës së shqiptarëve të Athinës, të cilin këtë hall, do të demonstronim përpara parlamentit grekë, në Athinë. Misioni i Agimit ishte ta publikonte në shtypin shqiptar, “KOHA JONË” e cila vintë edhe në Athinë, lexohej nga emigrantët dhe i frymwzonte ata. Në faqet e së cilës do të gjenin edhe shqetsimet dhe rrugët e zgjidhjes.
Misioni i Agimit ishte ta publikonte në shtyp dhe kështu bëri. Demonstrimi u bë më 23 Korrik të vitit 2003. Numri i emigrantëve ishte tepër i madh dhe protesta në sheshin Omonia, në qëndër të Athinës, ishte fillimi i demonstrimit të emigrantëve shqiptarë për të drejtat e tyre, në një vend të huaj, përpara parlamentit, ku u dorëzuan kërkesat e emigrantëve. Për vet hovin që pati ai tubim, vendasit që na mbështetën, të shumtë në numër, por dhe personalitete të sindikalizmit grek si; Jorgo Filushis, do shprehej:”Për vet hovin dhe rininë që pati ky tubim, në Greqi është bërë vetëm në vitin 1974, viti kur ne rrëzuam diktaturën”…
Në mbrëmjë Agimi i’a përcolli lajmin, Reportazhin gazetës: “KOHA JONË” e cila e publikoi të nesërme, të prezantuar në faqen e parë!
Ajo që fituam nga ky tubim madhështor në një vend të huaj ishte: Shtyrja nga Parlamenti Grek i lejeve të Qëndrimi, por edhe disa thjeshtëzime për paraqitjen e dokumentave. Por demonstrimet e emigrantëve kanë qënë të shumta edhe për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës, shqiptarëve të Maqdonisë nga emigrantët shqiptar, në Athinë, pwrpara rezidencave Europiane, të transmetuara me seriozite dhe profesinalizëm nga gazetari, por edhe të publikuara në gazëtën presigjoze të kohës “KOHA JONË”. Pas këtij suksesi me Agimin, u lidhëm më tepër. Më rrinte jo mbi kokë, por mbi mëndje, ashtu siç dhe u rrinte emgrantëve, jo mbi zverk, por rrinte mes tyre, duke përciellë përvojën e tij dhe gjithëmonë i gatshëm. I kudo ndodhur për problemet, që kishin emigrantët, apo ngjarjet që lidheshin me emigrantët. Ato vite kur përfaqsuam emigracionin së bashku edhe me shokë të shumtë në numër që nga Agim Jazaj, Novruz Abilekaj, Rajmonda Qirjo, Edvin Shehu, Mihal Jano etj, bëmë diçka, por jo gjithëcka, por një gjë u munduam të bënim sa më mirë: Të forconim miqësinë dhe solidaritetin me atë të qytetarve grek.
Bëmë miqësi me vendas në shumicë, të cilëve u’a kemi hua, çdo gjë të mirë, që bëmë at’herw dhe vazhdojnë të bëjnë edhe sot emigrantët shqiptar në Greqi…
Po, Agimi syrin dhe mendjen e kishte gjithëmon nga vendi i tij, nga Shqipera, Vlora. Lumturohej të shihte Zonjë. Për të Atdheu fillontë nga Dushkaraku, Sevasteri…dhe sytë i lageshin për Labërinë, problematizoheshin tek klubi i Shabanit, në rrugën “Patision”, Athinë dhe mendonim çfarë mund të bënim edhe për Selenicën… Qytezën ku bashkëorigjinasit e Agimit, sevasteriotët, kishin aty komunitetin më ta madh…Por edhe peshw tw madhe si pjesa qëverisëse e qytetit, duke lënë e pwrciellw shëmbullin mbresëlënës. Kish edhe nga ata ish drejtues komunist, po nuk e njihnin dhe se zhvillonin luftën e klasave edhe nw “PIK” të atij sistemit…
Dhe për këtë qytet problem më i madh ishte dhe ngelet rruga nacionale që lidhte Selenicën me Vlorën. Agimi me pendën e tij të artë, e ngriti atw kohw në faqet e “KOHA JONË”, me shkrimin e tij duke ngacmuar atë kohë djalin dhe të Selenicës; ish ministrin e Transporteve, të ndjerin Sokol Olldashi, duke i kujtuar se sera e Selenicës, ka shtruar rrugët e Parisit…
Shpirtmadhi Sokol Olldashi i’u përgjigj kësaj dhimbjeje të selenicarve, duke shtruar 7 km rrugë, nga hyrja e Selenicës e deri në; “Bishti i Malit”. Ky veprim më kujtoi atë veprim të njeriut që lumturohet kur lumturohen të tjerët. Ndonjëherë jeta me jetën bënë çudira të mëdha, që as vet publiciti i njohur, nuk mund të kishte menduar ndonjëherë, që këtë rrugë 7 km, për të cilën kishte dhënë kontributin e tij, do të përshkonte për disa vjet me radhë, i ftuar nga kryebashkiaku i parë i Selenicës z. Përparim Shametaj, për të punuar dhe pasqyruar si misioner i djeshëm dhe i nesërm!!!
Megjithëse mban mbi kurriz përvojën e tij, përvojën e jetës gati gjyshëm shekullore, asgjë nuk do ta pengonte të përshkontë rrugën me Selenicën e cila e rinon dhe e mbush me krenari duke përmbushur misionin e tij publik dhe publicistik.
Puna e ka miqsuar qysh më herët me labin dhe laben, selenicën dhe selenicarët, armenasin, vllahinasit, me Kotën e Bratin, me Sevasterin, Drashovicën, Gjormin, Gumenicën, Vlorwn Athinwn… Miqësia dhe hramonia, puna, ndjeshmwria dhe ndërshmëria, ishin dhe mbeten misioni dhe pasioni i tij dhe me këtë “gunë: të labit kërkon të mbulojë Labërinë… Më së miri flasin bashkëpunimi dhe botimet në shtypin e ditës, si dhe librat e tij: “Dushkaraku Ynë”. “Me Selenicën”, si dhe Albumi: “Bashkia Selenicë”, një ndër veprat e rralla të kësaj gjinie, jo vetëm të këtij autori…Agimi me pendën e tij e transformoi edhe Selenicën, duke e bërë nga një qyteazë me probleme të mëdha, të vijë era e qytetit dhe për këtë duhet evidencohet edhe ndihmesa e tij, në publikimet si me ngritje e Stacionit të Pompave të Ujit të pijshëm, Rruga e Kishës, Rruga Qëndrore brenda qytetet të Selenicës, Rindërtimi i Staduimit si dhe ringritja e Ekipit të futbollit “21 Shkurtit” pas 22 viteve, një kontribut i pa imagjinueshëm nga kryebashkiaku z. Përparim Shametaj.
Por edhe pjesëmarrja e tij në çdo rast morti, ku së bashku me z. Shametaj etj, u lehtësonin dhimbjet edhe Selenicarëve…
Agimi i hodhi hapat për vete, duke lënë një emër të mirë, por gjurmët i lë për të tjerët, për selenicarët, për Labërinë, Vlorën dhe vendin. Këto vepra publike; errësojnë vetëm logjikën e errët të ndonjë ish roje të partisë, për të zbehur veprën e tij publike…
Bashkë dhe vetëm bashkë si emigrantët shqiptarë në Athinë, që mbronim të drejtat dhe gjenim të drejtat tona nga të huajtë, duhet të demonstrojmë për të drejta tona që na i dhunojnë në mënyrën më mizore, shtetarët e pa shpirt e gjak shqiptari…
Diktatura e Shpejtësisë, zakonisht e bënë punën e saj për pak kohë, duke i zënë vendin demokracisë, të skatësisë, por kjo ndodh zakonisht në shoqëritë e symbyllura, qe që janë dritëshkurtër dhe nuk shikojnë larg…
Kurrë nuk duhet kthyer kurrizin agimëve të stinës pranverore, për të pastruar këtë llum që ka uzurpuar Demokracinë tonë!
Një emër që ka lënë emër dhe gjurmë është edhe: Agim Jazaj dhe gazeta: “KOHA JONË”.
*Ish sekretar i Sindikatës së Ndërtimit- Athinë