Kastriot Shehi: Do martohem sa më shpejt të jetë e mundur
Episodi më i ri i “Dikush” në “Gazeta shqiptare.al” ka në studio me Anilda Kaçaçin, aktorin Kastriot Shehi. Ai preku famën në Itali, ku ka emigruar që prej vitit ’91. Shehi ka sjellë role të mira në seriale të ndjekura si: “Squadra antimafia” apo “L’intelligenza”, filma dhe shfaqje teatri.
Ai thotë se është në xhirime për të tjera projekte duke përsëritur se i pëlqen të vijë shumë shpesh në Shqipëri. Pas mundimeve për të siguruar një standart jetese në Itali, vjen realizimi i ëndrrës për aktrim, mediat rozë interesohen pak më shumë edhe për jetën e tij private.
Në fund të emisionit, Kaçaçi e pyet: “Kur do japësh një intervistë me status të ndryshuar: I martuar?” I kapur në befasi, pas një buzëqeshje që i kalon në fytyrë, përgjigjet: “Sa më shpejt!” Me shaka Kaçaçi i shtrëngon dorën duke i thënë se i kishte pëlqyer kjo përgjigje.