”Katrori i pushtetit”, Robert Budina vjen me një serial për lirinë e medias

Pushteti i katërt dhe zëri i tre gazetarëve është kthyer në misionin e Robert Budinës, që e përkthen atë në kinema përmes serialit “Katrori i pushtetit”.

Seriali është prezantuar në kinema Millenium, përmes dy serive të para, por bisedat për t’u përcjellë në ekran vijojnë ende, në mënyrë që ky mision i Budinës të përqafojë edhe më shumë shoqërinë tonë, një mision në fakt që duket se e kanë përqafuar dhe shijuar edhe heroinat e këtij seriali.

“Katrori i pushtetit” ka deri më tani 8 seri të përfunduara që jehojnë fort për lirinë e medias, për censurën, presionin, politikën, korrupsionin dhe sfidat e një profesioni që ndihmon shoqërinë të thotë fjalën e saj.

SHKARKO APP