Kështjella madhështore e Shqipërisë

Gërmimet arkeologjike dëshmojnë gjurmët e para të ndërtimeve në Kështjellën e Gjirokastrës që në shekullin e IV-të, por ajo mori trajta më të përcaktuara në fund të shekullit të VI-të.

Kështjella që ishte edhe bërthama e vetë qytetit të Gjirokastrës, e përfundon etapën e parë të ndërtimit nga gjysma e dytë e shekullitt XIII, ndërsa etapa e dytë e rindërtimit dhe zgjerimit u takon viteve 1811-1812 kur e shtiu në dorë Ali pashë Tepelena.

Kështjella mori pamjen e sotme dhe një nga projektuesit dhe zbatuesit kryesorë ishte mjeshtri Petro Korçari. Ka tri hyrje kryesore dhe një të vogël. Mbrohet me shtatë kulla që arrijnë deri në 30 metra lartësi, në pjesën e sipërme me 1-2 kate dhe me salla të mëdha.

Është një nga kështjellat më madhështore e të ruajtura më mirë në Shqipëri. /Dita/

SHKARKO APP