Këto duar flasin, por nuk bërtasin

Nga Zija Çela –
E ndaloi makinen per ta takuar dhe e degjove kur e pyeti: Nga vjen? Kam qene te nje fermer per me kosite. Po ku shkon? Po shkoj te nje fermer tjeter per me korre, u gjegj prape ai. Pastaj doli nga ana e kundert e makines, qe te takonte mikun e mikut te tij. Kur ma dha doren (Rexhepi fotografoi ne cast), ndjeva menjehere sa abrazive ishte. Desha ta shihja nga afer si ishte gdhendur ai reliev aq i ashper ne mish, prandaj ia mbajta pellemben para syve. Shihja e murmurisja nen ze, bekuar, bekuar keto duar, prej te cilave hame buken e perditshme!
Ky mundimtari shetites, a thua se e nuhati ofshamen time, ma ktheu shpejt, si per te ma fashitur brengen ndaj tij: “E marr me mend, une e marr me mend se edhe ti ke kallo. Por nuk i ke ne duar, i ke ne krye.” Dhe e theksoj, foli me nje buzeqeshje gjithe dritesim, sepse punetorit argat po i rridhnin fisnikerisht keto fjale.
Ne vjeshte, pasi kishte mbushur moshen, mora vesh se kishte dale ne pension dhe paguhej rreth 150 Euro ne muaj. Nje dite me telefonoi. Cuditerisht, edhe kesaj here foli me nje dliresi shpirterore te mistershme, pa piken e inatit ndaj shtresave shoqerore qe kurre nuk u bie te bejne pune fizike. Vecse kishte degjuar se nje deputet, njeri prej atyre qe mbahen me duar te pastra, kishte propozuar te beheshin shkurtime te pensioneve dhe ai donte te dinte nese do t’i duhej ta mprehte perseri kosen e tij.
Nuk e di perse, me gumezhiu ne kujtese tere zallamahia politike, parlamentare, opozitare, publike, flamurtare, hipokrite… Mos qofte e thene, o Zot, m’i perveloi buzet nje litani, mos qofte e thene qe ky antiheroi i “triumfit te mireqenies sociale” t’i kthehet koses se barit perseri, tash ne pleqeri, kur po i afrohet kosa e vdekjes!

SHKARKO APP