Kisha e Rubikut rrëfen qindra vite histori

Agjencia Kombëtare e Turizmit ftoi të vizitohet Kisha e Rubikut, apo siç njihet ndryshe Kisha e t’Shëlbuemit, një monument i rrallë i trashëgimisë tonë kulturore. Kisha e Rubikut është një thesar mbi 700-vjeçar në zemër të Mirditës. Ajo është e vendosur mbi një kodër, prej nga ku rrëfen qindra vite histori.

Me arkitekturën e saj karakteristike dhe një nga afresket më mbresëlënëse të “Darkës së Fundit” në Shqipëri, kjo kishë është një destinacion ideal për të gjithë ata që duan të përjetojnë historinë, spiritualitetin dhe bukurinë natyrore të Shqipërisë.

Kisha e T’Shëlbuemit është një ndër ikonat e krishtërimit shqiptar dhe një vlerë identitare e historisë sonë. Manastiri mesjetar benediktin është i pozicionuar në një vend të favorshëm, në një truall të dukshëm shkëmbor të një kthese natyrore të lumit Fan, mbi qytetin e Rubikut. Mbi të gjitha manastiri zotëronte aftësinë për të kontrolluar nga një pozicion dominues itineraret ujore dhe tokësore: itinerarin ujor që duke shfrytëzuar lumin, lidhte bregdetin me Arbanonin deri në lartësitë e Oroshit, dhe atë tokësorin që përmendet si l’Itinerarium Lissus-Naissus.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?