Kisha Shën Prende në Malësinë e Kurbinit

Nga Ahmet Zani –

Gjithçka ndryshe sot në fshatin turistik në Malësinë Kurbin. Atmosferë festive në Kishën Shën Prende, pikërisht këtu ku ndodhet she shkolla e Parë Shqipe. Banorët vendas kishin organizuar si në çdo vit pritjen për të ardhurit në këtë ditë feste krahinore. Panair me produkte bujqësore, blegtorale dhe artizanale, muzikë popullore nga trevat kurbinase dhe përshëndetjet nga të ftuarit. Ajo çka ishte më e rëndësishme pjesëmarrja e Ipeshëkvit të Tiranës, Durrësit Imzot Xhorxh Frendo.

Në meshën e organizuar për pjesëmarrësit Imzot Xhorxh Frendo do të falenderonte organizatorët e këtij evenimenti Fetar. Atmoferë mjaft festiva dhe kontributi i madh për vlerat e zonës – ka theksuar përfaqësuesi më i lartë i Kishës katolike në vendin tonë. Ndërsa në intervistën e tij ai i është përgjigjur dhe pyetjes për konfliktualitetin politik, duke theksuar se ajo duhet të tregohet e vemendshme për integritetit moral, për krijimin e kushteve të nevojshme në interes të qytetarëve. Paqja në vend duhet të karakterizojë gjitha kahet politike, ajo duhet t’u shërbejë shqiptarëve. Sakaq Ipeshëkvi i Tiranës dhe Durrësit nuk ka hezituar të tregojë  vullnetin e politikës dhe për çeshtjen e konflikteve në Teatrin Kombëtar, duke ja lënë sërish këtë vendim institucioneve të veprojnë më zgjuarsi dhe maturi.

Pas fjalës së Ipeshkëvit,  Ndue Lala banor vendas ka falenderuar misionarin me praninë e tij, madje ai ka kërkuar rritjen e vlerave të kësaj Kishe dhe shkollës së Parë Shqipe që nga koha e Skëndebeut, duke propozuar dhe një memorial për ata që kanë kontribuar ndër vite në fuksion dhe vlerave historike.

Panairi më prodhimet e produkteve BIO, vendase ka tërhequr disi vemendjen e pelegrinëve që vizituan Kishën e Shën Prendes, ndërsa asnjë nga drejtuesit vendorë nuk asistuan në këtë festë tradicionale në fshatin ndër 100 fshatrat turistikë.

Le të shërbejë panairi dhe prania e Ipeshkvit si dallandyshja e parë e pranverës së promovimeve të vlerave historike e kulturore të kësaj treve.

SHKARKO APP