Kita kujton xhirimet me Koço Devolen: Ishte shumë kërkues

Aktorja Zamira Kita, e cilëson humbjen e Koço Devoles humbje të madhe për artistët dhe artdashësit dhe e cilëson atë si aktor brilant. Kita kujton bashkëpunimet e të ndjerin, duke thënë se ai ishte shumë kërkues në realizimet artistike.

”Humbja e Koço Devoles është humbje e madhe jo vetëm për artistët, por për artdashësit që e kanë duartrokitur. Ka pasur një humbur brilant, të kulturuar që radhë e kanë pasur aktorë dhe autor të humorit. Ka qenë një mik shumë i mirë, ka përcjell gëzim dhe humor tek të gjithë ne”, shprehet aktorja.

“Kemi realizuar së bashku një film, ”Tre burra pa shërbyesen”. Kujtoj me Koçon shumë materiale të realizuar për koncertet e fund vitit në televizionin publik shqiptar. Ishte për mua një artist i jashtëzakonshëm. Kur mendoj humbjen e Koços, medoj humbjen e artistivë të mëdhenj që kanë lënë gjurmë. Do të jetë një akademi e humorit për brezat e ardhshëm. Natyrë hokatare edhe jashtë skene. Momentet e xhirimit të filmit i kam shumë të freskëta. Barkun për të treguar shtatzëninë, kujdesej Koço. Ishte shumë kërkues në realizim. Atij nuk mund ti veçosh rolet. Të gjitha realizimet e tij, që nga rolet e para që kemi parë e deri te rolet e fundit ishte brilant. Koço ishte një artist i lindur”.

SHKARKO APP