Kitara e verdhë e Prince shitet për 225 mijë dollarë

Disa sende personale të këngëtarit Prince, i cili ka vdekur në vitin 2016 kanë dalë në ankand në New York, të premten.

Mes tyre është shitur edhe një kitare e verdhë për 225 mijë dollarë. Në mesin e gjërave të tjera, të cilat po ashtu janë shitur është një kostum i kaltërt, i cili është shitur për më shumë se 100 mijë dollarë. Këngëtari këtë kostum e pati veshur gjatë performancës së tij për natën e viti të ri në New York, në vitin 1999 së bashku me Lenny Kravitz.

Shitjet, të cilat kapin vlerën rreth 2 million dollarë siç raporton culturebox, kanë përfshirë edhe aksesorë të artistit. Pritet që këto sende të kushtojnë edhe më shumë në të ardhmen, siç ka qenë rasti me sendet e këngëtarit Michael Jackson, nëntë vite pas vdekjes së tij, apo 40 vite pas vdekjes se këngëtarit Elvis Presley.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?