”Kjo vjeshtë” nga piktori Orion Shima, ekspozita çelet në galerinë FAB
”Kjo vjeshtë” nga piktori Orion Shima, është ekspozita më e re që tashmë është çelur në galerinë FAB. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti gjatë vizitës u shpreh se ekspozita është një shkëputje nga e përditshmja e zhurmshme, për t’u njehsuar me natyrën, ngjyrat dhe aromën e stinës”.
Në këtë ekspozitë janë prezantuar 19 vepra në vaj, të realizuara përgjatë dy viteve të fundit, të cilat vijnë në formën e një triptiku, ku autori i kundërvihet indiferencës ndaj natyrës edhe përmes ciklit të dordolecëve.
Veprat sjellin shkëputje nga e përditshmja e zhurmshme, për t’u njehsuar me natyrën, ngjyrat dhe aromën e stinës. Tablot e Shimës, vijnë me dimensione të mëdha, në përmasat 3.60 me 2.20 m.