Kleopatra, ylli i operas franceze “udhëton” drejt Shkodrës

Kleopatra Diane de Mérode, një nga artitet e operas së njohur të viteve 1894 duket e mrekullueshme në një foto realizuar nga Atelier Nadar. Portreti I francezes me flokët e lëshuar mbi sup e vështrimin e thellë do të udhëtojë nga Parisi për në Shkodër.
Bashkë me të do të jenë dhe dhjetëra fotografi nga koleksioni I famshëm francez. Studioja fotografike më prestigjioze e Francës së shekullit XIX dhe fillim shekullit XX vjen në Muzeun Marubi në një ekspozitë me një përzgjedhje unike imazhesh nga fotografët Nadar.
Ekspozita hapet më 10 tetor nën kurimin e Michel Poivert. Kjo ekspozitë vjen si një bashkëpunim me Muzeun e Fotografisë Jeu de Paume në Paris, Médiathèque de l’architecture et du patrimoine, Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë dhe Francës me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Tiranë.

SHKARKO APP