“Klithma e gjinkallave gërryen shkëmbinjtë”
Dymbëdhjetë haiku nga: Matsuo Basho (1644-1694)
Përktheu: Alket Çani
Vjeshtë e thellë –
po fqinji vallë
si jeton?
* * *
Hënë vjeshte –
gjithë natën u enda
rreth pellgut
* * *
Herë pas here retë
u falin një çast pushimi
atyre që soditin hënën
* * *
Mëllagën
buzë rrugës
e hëngri kali
* * *
E ngrirë
poshtë kalit
hija ime
* * *
Bilbili
mes bambuve të reja
këndon pleqërinë
* * *
Pas çdo shkulmi ere
flutura ndërron vend
mbi shelg
* * *
Fshat i vjetër –
s’ka shtëpi
pa hurma
* * *
Heshtje –
klithma e gjinkallave
gërryen shkëmbinjtë
* * *
Shkreptimë –
britma e gatës
përshkon terrin
* * *
Në Kioto
duke ëndërruar Kioton –
qyqja
* * *
Qyqja –
sakaq mjeshtri i haikut
i lë shëndenë botës