Kodak dhe revolucioni i fotografisë

Më 4 shtator 1888, George Eastman, mori patentën për aparatin e tij fotografik, Kodak, i cili revolucionarizoi fotografinë. Aparati fotografik Kodak ishte si një kuti e vogël që mund të mbahej në dorë.

Eastman zëvendësoi aparatet e mëdha komplekse, që përdoreshin nga shumë fotografë profesionistë. Ajo që e dallonte aparatin e ri të tij ishte zhvillimi i filmit të përkulshëm në letër.

Ky film zëvendësonte pllakat e pavolitshme fotografike prej xhami, të cilat duhet të zhvilloheshin menjëherë pasi ishin ekspozuar. Kurse, pronari i aparatit të ri Kodak mund të bënte 100 fotografi dhe pastaj ia dërgonte aparatin pa i hequr filmin, fabrikës Eastman në Rochester të shtetit të New Yorkut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teknikët përpunonin filmin, stamponin fotografitë dhe pastaj ia kthenin të zotit bashkë me aparatin, të cilit i futnin një film të ri. Motoja e kompanisë ishte: “Ju shtypni butonin, pjesën tjetër të punës e bëjmë ne”. /KP/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?