Kolegu “Edija” që përndiqte Eqrem Çabejn

Pak e dinë se Eqrem Çabej ndiqej nga Sigurimi i Shtetit dhe se dosja e tij formulare mbante numrin 2383. Bashkëpunëtori i Sigurimit famëkeq të Shqipërisë, me pseudonimin “Edija”, përgjoi për shumë vite kolegun dhe gjuhëtarin e njohur shqiptar.

Historiania Ledia Dushku zbardhi dosjen e përndjekjes së viteve 1944-54, në një konferencë të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Studimi i saj zbulon “sekrete” të kësaj dosjeje, mënyrën se si shkencëtari që kishte refuzuar autoritetet fashiste e naziste të merrte poste të larta, ndiqej nga kolegë të tij, si e godiste dhe afronte Enver Hoxha, si u bënë gati ta përjashtonin nga Instituti i Shkencave e si e “ruajti” Nexhmije Hoxha.

Ky është vetëm një pjesë e studimit të thelluar të Dushkut, ardhur për lexuesit në librin “Kur Sigurimi merrej me shkencë”.

 

SHKARKO APP