Kolegu uron kolegun për ditëlindje!

Placeholder Image

Albert Vataj:

Miku dhe kolegu, Rozalb Lika, gëzuar ditëlindjen!
Do të ju lutesha të më jepni mundësinë të them dy fjalë më shumë, ngase përdoret zakonisht në zhargone urimesh për ditëlindje.

Pavarësisht kohës së kufizuar si koleg dhe miq, ndoshta kushtëzuar edhe nga diferenca në moshë, kam qenë dhe mbetur në vlerësimin tuaj si gazetar sporti, por edhe si mik korrekt. Personalisht kam lidhje periferike me sportin në përgjithësi dhe futbollin në veçanti, ku konsiston edhe angazhimi juaj në “Koha Jonë”. Por më ka mjaftuar interesimi, për të vlerësuar maksimalisht përkushtimin tuaj, për të bërë më të mirën dhe për të dhënë maksimumin. Dhe kjo sipas meje më shumë se si përgjegjësi është çështje personaliteti. Përfshirja juaj me pasion dhe përkushtim është jo vetëm ajo që juve ju përfaqëson, por edhe ajo që ndërton identitetin dhe integritetin tuaj profesional. Ju e dashuroni punën që bëni dhe kësaj dashurie ju i kushtoheni me mish e me shpirt, jo për sa ju paguajnë, por për sa e ndjeni. Sepse ju i jepni shpirtin asaj që bëni, pa e vrarë mendjen nëse shpërblimi është i duhuri dhe statusi është ai i merituari. E kam vlerësuar dhe e konsideroj si një vlerë punën dhe përkushtimin tuaj te “Koha Jonë”, dhe jam i bindur se sfida juaj për të qenë ky që jeni, nuk do të jetë e lehtë në një realitet të tillë, ku pasionet dhe përkushtimet për punën; keqkuptohen, keqinterpretohen dhe keqtrajtohen. Megjithatë, miku dhe kolegu im, besoi me zemër asaj që bën me gjithë shpirt, sepse je dhe do të jesh përgjithnjë i shpërblyer.
Me respekt, Albert Vataj!

SHKARKO APP