Komedia ”Trashëgimtari” me mesazhe mbi jetën
Komedia groteske “ Trashëgimtari”, do të shoqëroj publikun artdashës kryeqytetas gjatë fundjavës në Teatrin Kombëtar Eksperimental ”Kujtim Spahivogli”. “ Trashëgimtari”, me regji nga Milto Kutali dhe autor Arben Iliazi, vjen me një mesazh të qartë: Me para mund të blesh gjithçka, por jo të ardhmen dhe moralin, apo të shpëtosh nga ndërgjegjja.
Fatiku dhe Suzi, që bashkëjetojnë prej 7 vitesh si burrë e grua, janë dy karaktere kontravers, pa asgjë të përbashkët. Fatiku, një “zyrtar i lartë” , i katapultuar në politikë pa asnjë meritë dhe që jeton me ambicien pa kufij për pushtet e para , përfaqëson individin instinktiv të zhveshur nga ndjeshmëria. Shfaqja “Trashëgimtari” vjen për publikun në datat 14 dhe 15 Maj ora 20:00, salla Moliere.